Nefail Maliqi, gazetari yne nderkombëtar ne Gjenevën me kolegun dhe deputetin e Kosoves Milaim Zeka

 

Ish-gazetari i njohur, njëherit  deputeti aktual ne Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka vendosur të krijojë një parti të re politike.

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se këtë parti do ta bëjë me të gjithë ata njerëz që mendojnë “përafërt” sikur ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka vendosur të krijojë një parti të re politike.

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se këtë parti do ta bëjë me të gjithë ata njerëz që mendojnë “përafërt” sikur ai.

I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se do te kete aty edhe anetare nga Lugina e Preshevës ai eshte pëgjigjur “po si jo, do te kemi anetare nga Lugina e Preshevës bile shume, ku nga ato vise, ketu dhe atje kam shume shoke e miqe. Nese, Kosova i ka harruar dhe Thaci i mashtron me refrenin e tij tashme te njohur për bashkim, partia jone nuk do t’i harroje. Partine tone te re cfare do e dallon nga lideret dhe partite tjera ne Kosovë, eshte se ne nuk kemi e kemi ndermend ta lodhim popullin ashtu te lodhur me deklarata, premtime e mashtirme, herë per bashkim me Kosoven e here me Shqiperinë, por do te merrem me hallet e tyre per te gjetur rruge per t’i punesuar, pastaj për avancin e  arsimimin, shendetesin per t’ju siguruar nje perspektive qe t’mos e lëshojne vendin siq po ndodhe viteve te fundit..”

“Kam pasur një turne nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe në Evropë, e në Amerikë e në Kanada”, ka treguar ai.

“Jam konsultuar me mërgimtarët deri në Australi, dhe me qytetarë në krejt Kosovën”, ka thënë Zeka.

“Shumica dërmuese më kanë thënë që ti, me shokët e tu, duhet të dalësh me një forcë të re politike”, është shprehur ai.

“Ky është vendimi jonë. Do të dalim me një forcë të re politikë”, ka thënë Zeka në T7

SHPËRNDAJE