Milaim Zeka ka qenë I ftuar këtë javë në “n’Kosovë Show”. Në këtë emision ai foli për hyrjen e tij në politikë dhe planet e tij nëse zgjedhet deputet.

Zeka gjatë emisionit foli edhe për kolegun e tij të ndjerë, Tahir Deskun, për të cilin u përlot teksa fliste. Milaim Zeka tregoi se çka kishte folur në varrimin e Tahir Deskut, duke lënë fajtor Hashim Thaçin për gjendjen e tij.

“O Tahir Destu, ti na i ke dhënë 700 orë raportime nga lufta, dora jote na i ka shkruar vargjet më të bukura për dëshmorë. Dhe ne të kena lanë pa punë, t’kena lanë pijanec, pa shpi, pa banesë. Zoti e marroftë Hashim Thaçin, Agim Çekun e të gjithë me radhë”, u shpreh Zeka, përcjell agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në minutën e 53-të mund ta dëgjoni deklaratën e tij.

 

Milaim Zeka tallet me Hashim Thaçin, thotë se nuk është i bërë synet

Kolegu Milasim Zeka po ne këte emisonin ishte tallur fort keq me qiftin Isa Mustafën e Hashim Thaçin. Ai ka thënë se Isa Mustafën do ta bënte synet për të tretën herë, derisa ka thënë se pas tij, synet do ta bënte Hashim Thaçin.

 

SHPËRNDAJE