Ish’deputeti Milaim Zeka pas incidentit që ndodhi mbrëmë mes avokatit Tomë Gashi dhe Nol Nushit të PSD’së ka ftuar policinë që të nisin hetime për përdhunime në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zeka që ka qenë prezent në kohën kur ka ndodhur incidenti ka shkruar në Facebook se edhe ai vetë kishte pasur hezitime që të shkonte në emision ku është i pranishëm edhe Tomë Gashi.

Sipas tij, Gashi nuk dëgjon kur tjetri flet dhe nuk përgjigjet në pyetje.

“Arsyeja e shkuarjes time ishte respekti qe gëzoje për disa ish deputete te PSD, si Faton Topalli, Dardan Sejdiu, Dardam Molliqaj, Dukagjin Gorani, Shqipe Pantina, etj. Pavarësisht nga votat, këta njerëz kane qene ajka e VV-se, te cilët, kush me pak, e kush me shume, i kane gjynahet e veta për degradimin kaq te rende qe ia ka ba kjo Lëvizje shoqërisë shqiptare ne gjithë boten”, tha ai.

Zeka ka shkruar se Gashi merrej në debat me nënvlerësim dhe postrim të PSD’së duke filluar dhe mbaruar cdo gjë me personale.

“E fyente Nolin. Pastaj kthehej e thonte se është i gatshëm “ta rrafe prap atë lypsarin e rrugës”, te cilin e pati shqelmuar para një kohe. Debati degradoi deri ne ate mase, sa qe Tom Gashi i thoshte Nol Nushit “kujna i ngjanë ti, nënës apo motrës”! Aludimi ishte i qarte. Pasi mbaroi emisioni, Toma vazhdoi duke i thëne Nolit: -Pse nuk po i hapni arkivat?! Pastaj vetpergjigjej: -Po nuk po i hapni se te kane q… ne bythe ne seline e VV-se?!!! Imagjinoni pra, nese kjo eshte e vertete sipas Tomes, ai po e mbrone nje parti qe eshte ne pushtet, dhe qe ne te kaluaren paska kryer perdhunime edhe ndaje meshkujve aktivista?! Akuze teper e rende, po sipas Tomes, ndoshta e vertete”, ka shkruar Zeka./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE