(AIK-Presheva Jone)

 

Londër-Me rastin e 30-vjetorit të punës së grupit muzikor amerikan “Metallica” do të hapet një ekspozitë me fotografi muajin e ardhshëm në Londër, shkruan revista “Klasik rok”.

Ekspozita “Fade To Black: Metallica by Bill Hale” përmban xhirime të këtij grupi muzikor, të cilat ndërmjet viteve 1982 dhe 1984 i ka bërë fotografi Bill Hejl.

Në përbërjen e atëhershme të grupit ishin Xhejms Hetfild, Lars Ulrih, Dejv Mastejn dhe Ron Magavni.

Vizitorët e ekspozitës do të mund të shohin edhe fotografi nga koncerti i parë, ku ka marrë pjesë edhe Klif Barton, si dhe performanca e fundit e Dejv Mastejn me këtë grup dhe koncerti i parë i kitaristit Kirk Hamet.

SHPËRNDAJE