Ballina Lajme Mesazh urimi për Krishtlindje i presidentit Ademi

Mesazh urimi për Krishtlindje i presidentit Ademi

0

Të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjes, juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që kjo festë të sjellë gëzim, begati e shëndet në shtëpitë tuaja. Le të përqafojmë këtë festë me shpirt solidariteti dhe harmoni në zemrat tona.

Të ndihemi të lidhur si një familje e madhe e futbollit, ndërsa shpirti i Krishtlindjes të sjell paqe, respekt dhe dashuri kudo.

Le të jetë Krishtlindja burim frymëzimi për një vit të ri, ku do të triumfojë e mira, bashkëpunimi dhe suksesi në vendin tonë.

Gëzuar Krishtlindjen!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE