Shtete fqinje me dhjetëra të tillë, Kosova pa asnjë helikopter (Video)

Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk e ka asnjë helikopter. Jo vetëm FSK-ja, por as shteti i Kosovës nuk posedon qoftë ndonjë helikopter për kërkim shpëtim. Vendet e rajonit, kanë me dhjetëra helikopter. 

 

Lugina e Preshevës me 1 helikopter

Merre me mend, Presheva me helikopter, Kosova pa asnjë helikopter?!, Tana Hashimi po kerkon me ba ushtri?!..Rrofishin apachit e Amerikes dhe NATO te cilat po garantojne paqen, sigurine dhe integritetin e Kosovës. Ditëve te ardhshme pritet qe lideret e Lugines se Presheves te shkojne ta Hashim Thaci me Helikopterin “Made in Presheva”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kosova vazhdon të mos ketë në dispozicion, asnjë helikopter. Ndërsa, shtetet fqinje prej kohësh i kanë të kompletuara regjimentet e helikopterëve, me dhjetëra sosh.

 

Qani Lutfiu, autor i Helikopterit “Made in Presheva”, i gatshëm për fluturim (Video)

Shqiptari nga Presheva, Qani Lutfiu, e ka vendosur motorin dhe e ka ndezur tashmë helikopterin e tij, të cilin kishte filluar ta ndërtojë vetë pak vite më parë. Ka mbetur vetëm koordinimi me institucionet që helikopteri unikat, i punuar nga mjeshtri preshevar Qani Lutfiu të fluturojë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Ky mund të fluturoj lirisht”, thotë Lutfiu për “Presheva Jonë”, që së fundi i ndërroi motorin helikopterit që e ka punuar vet, duke i vendosur një motor me fuqi më të madhe sesa që e kishte.

Shqipëria
Sipas faqes së specializuar për forcat ajrore – AirHeadFly, Shqipëria ka në dispozicion 22 helikopterë, që kryesisht i përdor për misione të kërkim – shpëtimit dhe misione të tjera jo luftarake.

Helikopterët më të vlefshëm që i posedon Armata shqiptare, janë të tipit Couger. Gjithsej shteti shqiptar disponon me 4 helikopterë të tipit Couger AS532AL, transmeton RTV Dukagjini.

Një helikopter i tillë vlerësohet rreth 15 milionë euro, derisa ai mund të bartë 23 persona.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.

Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustawetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.

Maqedonia
Sipas të dhënave të ueb-faqes së Ushtrisë të Maqedonisë, të dhëna të përditësuara në vitin 2012, ky shtet ka gjithsej 24 helikopterë, prej të cilëve një ishte rrëzuar në vitin 2008.

SHPËRNDAJE