Një mërgimtar ka vendosur që në trupin e tij ta gdhend imazhin e kryeministrit Albin Kurti. Krahu i majtë i tij është i mbushur me tatuazhe, por vendin më të madh e zë fytyra e Albin Kurtit, me dorën e ngritur lartë, i veshur me kollare.

Ndër të tjera në krahun e tij është e shkruar edhe data 14 qershor 2021, data që e nxori Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve përballë partive të tjera.

Fotografia është shkrepur gjatë një takimi të Lëvizjes Vetëvendosje me mërgatën në parkun e qytetit, aty ku morën pjesë edhe figura tjera të kësaj partie.

SHPËRNDAJE