Intervistë me Memli Krasniqi, keshilltar  politik në Qeverinë e Kosovës, njëherit kënggëtar i parë i zhanrti te muzikës rap ndër ne 

 

“Është e vërtetë se unë dhe Arbëri kemi qenë ndër të parët në Kosovë të cilët kemi bërë muzikë rep shqip. Kakohë që kur unë bashkë me Arbrin dhe Enis Preshevën po punojmë rrethë një albumi  në një material të ri,deri tash kemi punuar në faza të ndryshme me 15 deri 20 këngë. Prandaj edhe kalimi im në politikë saktësishtë në vitin 2004 ka qenë si rrjedhojë e interesimit tim për rrjedhojar politike por edhe “BACK GROUNDIT” tim akademik me qenë se unë atëherë kisha përfunduar studimet për shkenca politike dhe normalishtë ishte një rrugëtim i ri dhe që normal i ka dallimet e veta të cilat janë të mëdha…” thotë për agjencinë tonë informative  Memli Krasniqi

 Kushtrim MALIQ

Prishtinë 2 shkurt / AiK-Presheva Jonë

PRESHEVA JONË:  z.Krasniqi,si ka ndryshuar jeta e Memlit nga ajo e një këngëtari ndër të parët në Kosovë me grupin “Ritmi i Rrugës” deri tek një politikan,zëdhënës i kryeministrit?

 MEMLI KRASNIQI: Është e vërtetë që ne (Unë dhe Arbëri) kemi qenë ndër të parët në Kosovë të cilët kemi bërë muzikë rep shqip,dhe them se metëvërtet e kemi pasur një karrierë të mirë dhe të suksesshme,kalimi im në politikë them se ka qenë realishtë i natyrshëm dhe i pritshëm pasi që ëshë gjatë kohës kur jemi marrur me muzikë ne kemi trajtuar tema seciale dhe politike,i kemi kushtuar këngë gjendjes momentale të vendit dhe popullit tonë,që do të thotë se angazhimi ynë qytetarë ka qenë përmes muzikës,prandaj edhe kalimi im në politikë saktësishtë në vitin 2004 ka qenë si rrjedhojë e interesimit tim për rrjedhojar politike por edhe “BACK GROUNDIT” tim akademik me qenë se unë atëherë kisha përfunduar studimet për shkenca politike dhe normalishtë ishte një rrugëtim i ri dhe që normal i ka dallimet e veta të cilat janë të mëdha. Angazhimi në politikë është shumë dinamik,kërkon përkushtim të plotë,kohë pune pa orar dhe angazhim të jashtë zakonshëm,edhe pse edhe angazhimi në muzikë i pa peripecitë e veta dhe kërkesat e veta por nuk mund të krahasohet me ato përgjegjësi dhe dinamizmit të politikës.

 

PRESHEVA JONË: Pas luftës keni punuar edhe si gazetarë,cila ka qenë përvoja juaj në profesionin e servimit të informacionit për opinionin?

MEMLI KRASNIQI:  Menjëher pas luftës e kam zyrëtarizuar punën time në agjencinë e lajmeve Amerikane “Asocciatied Press”,fillimishtë punoja si ndërmjetës në kuptimin e aranzhimit të storieve,kontakteve. Më pas,pas një periudhe disa javore edhe kam filluar të shkruaja,kam punuar me atë agjenci për një vitë pastaj jam tërhequr pasi që ishte pikërishtë koha kur e lansuam albumin e parë “Bota është e Jona” dhe vendosa që më tepër ti përkushtohesha muzikës,meqenëse periudha e luftës i  kishte ndryshuar planet tona për publikimin e albumit tonë siq e kishim paraparë që në vitin 1998,në i ndryshuam këto plane dhe albumin e lansuam tek në vitin 2000. Ka qenë them një eksperiencë tepër e mirë,kisha rastin të punoj me gazetarë të jashtëzakonshëm,kam mësuar shumë prej tyre dhe është një punë vërtetë e lodhshme në njërën anë po edhe shumë interesante ajo e gazetarit

 

PRESHEVA JONË: Prej kohësh flitet se “Ritmi Rrugës” është në përgatitje të një albumi,mund të na thoni se ku kanë arritur punët rrethë albumit?

MEMLI KRASNIQI : Them se ka disa vite që kur unë bashkë me Arbrin dhe Enis Preshevën po punojmë rrethë këtij albumi  në një material të ri,deri tash kemi punuar në faza të ndryshme me 15 deri 20 këngë por mungesa e kohës për tju përkushtuar ashtu siq dimë dhe siq kemi dëshirë në realizimin e një projekti muzikorë e ka bërë edhe shtyrjen e këtij projekti. Nuk mund të flas për data se kur do ta nxjerrim albumin e ri po them se kurr nuk kam hequr dorë nga publikimi i një albumi të ri,kjo për shkak të dëshirës time personale por edhe të fansave që edhe më tutje të dëgjojnë diqka të re nga ne.

 

PRESHEVA JONË Para dy vitesh jeni bërë baba me vajzën të cilës ia keni lënë emrin Bora, cka ka ndryshuar ajo në jetën e Memlit?

MEMLI KRASNIQI:  Mund të themë se përjetimi më i rëndësishëm që mund ta ketë një njeri gjatë jetës së vetë,është bërja prind. Bora vajza ime e ka  ndryshuar jetën time dhe të familjes time për të mirë,normal fëmija i parë është një gëzim i jashtëzakonshëm dhe mund të themë se gjëja e parë e cila ka ndryshuar pas ardhjes në jetë të Borës është lista e prioriteteve,nëse para se ta kisha Borën kam pasur një renditje tjetër të prioriteteve tani pasi e kam atë,vendin e
parë në listë e zë pikërishtë ajo,fatëkeqësishtë them se ende nuk kam kohë aq sa duhet ti kushtoj asaj për shkak të angazhimeve që kam,megjithëse unë gjatë gjithë kohës gjendem në Prishtinë,mund të ndodhë që unë atë të mos e shoh 2-3 ditë apo ta shohë vetëm duke fjetur pasi që zgjohem herët e lë në gjumë dhe kthehem vonë e gjejë në gjumë,megjithëatë me të i kaloj momentet më të mirë,dhe kur jam me të i harroj të gjitha stresin,angazhimet,punën,thjeshtë është gëzimi më i madhë i jetës time.

 

PRESHEVA JONË: Sa ka ndikuar familja në sukseset tuaja dhe të motrave tua në jetë?   

MEMLI KRASNIQI:  Familja për mua dhe për gjithë familjarët e mi është tepër e rëndësishme ,kemi lind dhe jemi rritur dhe edukuar në një frymë ku ka mbizotëruar rrespekti për familjen dhe mbështjetja dhe ndima reciproke është e pazavendësueshme. Sukseset tona në përgjithësi them se kanë si meritë këtë mbështjetje të madhe të cilën e kemi gëzuar secili nga cdo anëtarë i familjes njëri për tjetrin dhe them se normalishtë edhe sukseset e mia nuk do të ishin të tilla po që se nuk do ta kisha mbështetjen e familjes,e njëjta gjë vlen edhe për Teutën edhe për Bubulinën e kështu me rradhë,dhe dua të them se atë mirëkuptim,ajo harmoni familjare ka qenë dhe mbetet jashtë zakonishtë të rëndësishme edhe në punën dhe sfidat e mëtutjeshme të jetës për të gjithë ne. 

 

L: Memli Krasniqi, keshilltar i larte i kryeministrit të Qeverisë së Kosovës ne bisedë me gazetarin tonë Kushtrim Maliqin

 

 

 

 

SHPËRNDAJE