Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Mitrovicë, nga ku u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Rinisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Mitrovica është shembulli më i mirë se si aktivistët e rinj kanë marrë mbi vete përgjegjësi në qeverisje e vendimmarrje për komunën e tyre.

“Hapësira e veprimit atyre nuk ju është falë, por e kanë merituar me punë e përkushtim konkret”, shkruan ai.

Lideri i i PDK-së thotë se Rinia 2022 është platforma e të rinjve që duan të angazhohen për ndryshim pozitiv në qytetet e tyre.

“Platforma e zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës – rinia2022.org – është platforma e të rinjve që duan të angazhohen për ndryshim pozitiv në qytetet e tyre, në lagjet e tyre, në rrethet e tyre. Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit – antarësohu për 30 sekonda në www.rinia2022.org!”, shkruan Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02jJSpZUeEzpKAsmEXqxMjcCbSs6fr8GzqSAZQDrV7dg5MNEipHcaYWHdfpecLUxwzl&id=100044662171388&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE