Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit që patën në qeveri për të diskutuar lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se PDK’ja kur janë në pyetje interesat e vendit e tejkalojnë dhe vetveten.

“Për PDK’në kur janë në pyetje interesat e vendit, ne e tejkalojmë edhe vetveten dhe interesin tonë si parti, jemi ftuar të diskutojmë për pandeminë, që është preokuptimi kryesor i qytetarëve, nuk mund të injorojmë këtë fakt dhe kjo ka qenë arsyeja se pse kemi ardhur. Ka 6-7 javë që kemi mbajtë konferenca kemi marrë iniciativa në Kuvend, për fat të keq kemi pasur edhe një sjellje arrogante dhe injoruese nga ana e kryeministrit në detyrë dhe ana e qeverisë. Isha për t’ia përsëritur kryeministri në detyrë dhe të tjerëve këto gjëra, për të ju thënë se kanë bërë gabime të jashtëzakonshme për të thënë se në vend që të krijojnë bashkëpunim ata janë sjellë me përçmim dhe tash në këtë moment kur ka fillu të ju del situata nga kontrolli një ftesë që do të duhej të vinte para 6 javëve e kanë bërë sot”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i PDK’së, thotë se i ka përsëritur qëndrimet e partisë në këtë mbledhje, derisa ka përmendur edhe testet që i ka dhënë Serbia për Kosovën.

“I përsërita qëndrimet e PDK’së për të gjitha gabimet trashanike që i ka bërë kjo qeveri, e veçanërisht duke marrë vendime të paligjshme. Ky kryeministër e ka shkel kushtetutën. Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë dobësuar para Serbisë.

I kanë pranu në 1 mijë testime nga Aleksandër Vuciqi duke ja mundësu me një kosto prej 30 mijë euro të tentojë të shpërlahet prej krimeve gjenocidiale që ka bërë Serbia.

Ai ka përmendur edhe numrin e testimeve, duke thënë se ia ka përsëritur kryeministrit në detyrë se Kosova po vazhdon që të bëjë numrin më të vogël të testimeve në rajon”, ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE