Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i ndajë negociatat për emrin nga caktimi i datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. Brukseli nuk duhet t’ia kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor.

Këtë e deklaroi Sali Meknamara, përfaqësuese e lartë e fondacionit amerikan “Heritixh” në Uashington, në një intervistë për programin “Porta” në TVM, e pyetur nëse BE-ja dhe NATO-ja, edhe më tej duhet ta luajnë rolin e vëzhguesve kur bëhet fjalë Maqedonia, ose për integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Në lidhje të anëtarësimit në NATO, ajo vlerësoi se Maqedonia ka përkrahje të madhe për hyrje në Aleancë, por se Athina “vazhdon në mënyrë jo të drejtë ta shfrytëzojë mundësinë për veton dhe ta bllokojë pranimin vetëm për shkak të kontekstit bilateral”.

SHPËRNDAJE