Sipas analistit Kim Mehmeti, Maqedonia është peng e ndeshjes politike të Gruevski që ka titull deshqiptarizimi i Maqedonisë apo edhe titull më vulgar ‘Shqiptarët kundër Maqedonasve’ dhe mendoj se në këtë ndeshje subjekti politik shqiptar në qeveri janë vetëm vëzhgues të thjeshtë. “Mendoj se nëse do të vazhdojë kjo ndeshje mes atyre që kërkojnë dhoma gazi për shqiptarët dhe atyre që djegin flamuj, mendoj se këtu do të ketë një viktimë dhe ajo do të jetë Maqedonia. Nëse Maqedonia vazhdon kësaj rruge ajo do të zhbëhet”, tha Mehmeti

SHPËRNDAJE