Lidhur me kandidatin e pavarur për zgjedhjet e KNSH-së, Demo Berisha i cili jeton në Novi Sad, mediat kosovarë kanë publikuar lajmin se personi në fjalë ishte komandat i ushtrisë sërbe, ndërkaq refuzon të njohë Republikën e Kosovës si shtetë i pavarur.

Berisha ishte kandidat i listës 6, bartës i së cilës ishte biznismeni shqiptarë në Medvegjë Muharrem Salihu. Salihu ka publikuar një deklaratë të tij në rrjetin social ku ka thënë se ka detyrim moral dhe përgjegjësi t’i shpjegoj disa paqartësi për opinionin e gjërë shqiptarë.

Muharrem Salihu, veprimtari i shquar nga Medvegja dhe biznesmeni i njohur shqiptar ne Evrope viktime e propagandes dhe shantazheve te sponsorizuar ne RTK, televizion ky i drejtuar nga mafia

L’image contient peut-être : Marco SaljihuMuharrem Salihu ka pohuar se: “Ju njoftoj se jam ndjerë shumë keq kur një natë para zgjedhjeve, mediat shqiptare kanë “nxjerrur” Demo Berishën. Salihu ka shprehur indinjatë të thellë me rastin pasiqë ai nuk ishte i njoftuar me biografinë e Demo Berishës, “në këtë kumtesë dua ta shpreh indinjatën e thellë ndaj atyre që i kanë ditur këto gjëra për Demo Berishën dhe që nuk na kanë paralajmëruar dhe vlerësoj se një veprim i tillë flet mjaft për moralin e tyre meqë fotografitë në internet flasin se ata kanë pasur kontakte të vazhdueshme me të, kanë ngrënë e kanë pirë, e kanë ftuar në Këshill në Luginë, dhe asgjë nuk u ka penguar e kaluara e tij, kurse tani biografinë e tij e kanë përdorur ndaj nesh që të bindin votuesit që të mos votojnë për vendlindjen tonë të lënë shkretë dhe të keqtrajtuar edhe nga ana e udhëheqësve të deritashëm të Luginës” ka përfunduar deklaratën Muharrem Salihu.

Demo Berisha sipas RTK-së dhe disa mediave kosovare, deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheu i tij është Serbia. Në një intervistë që ka bërë për televizione të  Vojvodinës ( RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj karrierën e ka filluar në Novi Sad. Thotë se ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake./ INA

SHPËRNDAJE