Shoqatat humanitare “Medvegja” dhe “Lugina e Preshevës” në Zvicër



St.Gallen / janar Valis,

Me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, dy shoqatat si motra nga Kosova Lindore, ajo e “Medvegjës” me qendër në Fully të Valisit dhe “Lugina e Preshevës” në Gossau të St.Gallenit, përkujtojnë ato ditë, kur kjo ushtri çlirimtare, ja bëri me dije regjimit të Millosheviqit, se këto treva janë shqiptare, kanë qenë dhe do të jenë, herë do kurë, këtu do të valojë flamuri kuq e zinjë me shqiponjën dykrenare.
Me këtë rast, përshëndesin familjet e dëshmorëve, fëmijët jetimë, invalidët e luftës dhe veprimtarët tjerë, që e kanë përkrahur këtë luftë çlirimtare dhe padyshim, përkujtimi për dëshmorët do të jetë i përhershëm. Asnjëherë, nuk do të harrohen ata që dhanë jetën për ato treva, që rrokën armën të përbetuar në flamurin tonë kombëtarë, se nuk lejojmë, të na shkelet e drejta edhe pse durohet mjaftë. Populli jonë është paqësorë, tolerant, këto të mira i njeh e gjithë bota, prandaj, ajo luftë që u zhvillua në ato treva, ja bëri me dije gjithë botës demokratike, se në vendlindje dhe në vendin e të parëve, nuk lejohen të drejtat elementare nga një regjim i egër, që kryesuesi i saj vdiq turpshëm në burgun ndërkombëtarë të Hagës. Bota e civilizuar po ecë përpara, ndërsa tek ne, ende po përbuzen të drejtat tona edhe pse u zhvillua gjithë ajo luftë, e që la pas vetes, jo më pak se 28 dëshmorë.
Lavdi Ju qoftë përjetë dëshmorëve, ata janë lule e përjetshme, ata janë në ngjyrën kuq e zi të flamurit tonë, ngjyrën e gjakut, sepse kanë derdhur gjak për ato treva. Me këtë përvjetorë, lusim faktorin politikë shqiptarë, në ato treva shqiptare, që të jenë edhe më të bashkuar, të punojnë edhe më shumë, të japin hapësirë gjeneratave të reja, të ngrejnë zërin kundër padrejtësive që po na bëhen e dijmë, se nuk e kanë edhe të lehtë, por ti drejtohen faktorit ndërkombëtarë sa më shumë, që realisht të ndryshoj gjendja atje për së miri, ashtu siç e meriton një popull i lirë.
Kanë kaluar 12 vjetë nga dalja e UÇPMB-së, por nuk do të harrohet asnjëherë ai vullnet i gjithë atyre të rinjëve dhe të rejave, që iu drejtuan luftës për liri, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe moralit kombëtarë.
Të qëndrojnë gjithmonë krenarë familjarët e dëshmorëve, sepse bijtë e tyre do të jenë në përjetësi në mesin tonë, do të jenë në historinë më të re kombëtare. Ne si shoqata humanitare, asnjëherë nuk i kemi harruar familjet e dëshmorëve dhe nuk do ti harrojmë me ndihmat tona modeste dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk mundemi ti ikim edhe një lajmi të hidhur, që po na mbahen në burgjet serbe, ende veprimtarët tanë, si Nazmi Hajredini dhe nëntë djemtë tanë të tjerë, që u morën në gjum para fëmijëve të tyre dhe ata pritet të rigjukohen më 31 janarë.
Shpresojmë shumë, tek faktori ndërkombëtarë, që të ngrej dorën nga ata që ende janë me mendje dhe formula të kryekriminelit millosheviq, që të lirojë ata djemë të pafajshëm dhe të dënojë ata që i maltretuan shumë, shihen edhe fotot, por ata qëndruan dhe do të qëndrojnë, sepse në gjakun e tyre, zemrën dhe shpirtin, është një flamur, është një ide, që nuk do të dorëzohen asnjëherë, për të kërkuar liri, sepse këtë liri e kanë të garantuar nga çdo normë ndërkombëtare. I presim me padurim, se do të lirohen të lirë e të pafajshëm, sepse nuk ka qenë dhe nuk është e as që do të jetë në mendësinë tonë kombëtare.
Diaspora shqiptare, anëtarësia jonë e gjerë, përcjell me çdo vëmendje çdo gjë që ka të bëjë për të ardhmen e atdheut tonë, prandaj, ne si diasporë, dëshirojmë shumë, që të jemi unikë të gjithë së bashku, të lëjmë inatet mes veti dhe të punojmë për të ardhmen tonë, sepse dikur, do na gjykojë rinia, do na gjykojë historia. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, perendia e bekoftë kombin tonë, miqtë tanë ndërkombëtarë. 


Sektori për informim i SHH “Medvegja” Nga Fully-Valis dhe Sektori për informim i SHLP nga Gossau- St.Gallen

SHPËRNDAJE