
Medvegjë, 19 qershor
NDIHMONI QË EDHE PËR SHQIPTARËT E MEDVEGJËS TË KET LIRI DHE DEMOKRACI
Intelektuali nga Medvegja z. Abazi i shqetësuar mbi zhvillimet e e fundit në Luginën e Preshevës duke kërkuar nga këto mekanizma ndërkombëtare ndihmë dhe interevnim dhe presion mbi autoritetet e Beogradit që edhe shqiptarët e Medvegjës të cilët dikur ishin shumicë , si pjesë e kësaj Evrope, të ketë liri dhe demokraci si popoujt tjerë në rajon. Në këtë letër të kryetarit të UDSH-së z.Abazi dërgura instancave ndërkombëtare thuhet:
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Medvegja është një vend i vogël ku me shekuj jetojnë shqiptarë, serbë, malazezë, romë dhe të tjerë. Shqiptarët gjithmonë ishin dhe janë popullata e shkelur në këtë vend. Mbase edhe sot ndodhë e njejta gjë. Gjendemi në fillimshekullin e njëzet e një, por jemi shumë të diskriminuar. Aktualisht, përveq shkeljes së të drejtave elementare njerëzore në mënyrën më drastike shkilen edhe të drejtat demokratike për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, të drejta këto të garantuara me të gjitha ligjet pozitive në vend dhe me konventat ndërkombëtare.

Në qoftë se nuk ndërmerrni veprime të duhura dhe të shpejta nga aspekti i kompetencave tuaja, për të parandaluar veprimet e padrejta në Medvegjë seriozisht do të jetë e rrezikuar popullata shqiptare e cila aktualisht jeton në kushte shumë të vështira dhe pasojat e rrjedhat mund të jenë të paparashikueshme.Kërkojmë :
1. T i lejohet pjesmarrja në zgjedhje Unionit Demokratik Shqiptar-UDSH,
2. Siguri të plotë për shqiptarët e Medvegjës,
3. Mbrojtje të të drejtave elementare njerëzore,
4. Garantim dhe mbrojtje të të drejtave politike,
5. Liri të plotë të lëvizjes dhe të qarkullimit,
6. Liri dhe të drejta demokratike për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, pa presion, pa frikë, pa shantazhe, pa strese dhe kërcnime ,
7. Urgjentisht të ngritet komision për të rishikuar punën e komisionit zgjedhor,
8. Të parandalohet mundësia e eskalimit të situatës nga pakënaqësitë dhe padrejtësia e shkaktuar.