Mediumi Nova.rs (nuk bëhet fjalë për media në duart e Vuçiqit),  në një shkrim të publikuar sot ka shkruar për skenarin që po përgatitej në Veri në rast se do të fillonte shqiptimi i gjobave për veturat me targa ilegale.

Sipas Nova.rs, punonjësit në institucionet publike në atë pjesë kishin marrë mesazhin që në orët e para të mëngjesit të mblidhen para institucioneve ku punojnë.

“Gjithçka tregonte se ishte duke u përgatitur përgjigja e serbëve ndaj gjobave, të parapara të fillonin saktësisht në orën tetë të mëngjesit”

“Kemi marrë mesazhe që sot në orën 05:45 të jemi para komunës apo shkollës, varësisht kush ku punon”, kanë thënën bashkëbiseduesit e Nova.rs tanë dhe shtojnë se ftesa ka mbërritur në të katër komunat e veriut të Kosovës.

E më pas, mbrëmë vonë, ambasadori amerikan ka reaguar duke i kërkuar Kurtit shtyrjen e vendimit për dënimin për 48 orë, në mënyrë që, siç thotë ai, t’i mundësohet Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të angazhohen edhe më tej palët në gjetjen e një zgjidhje.

Ky medium rikujton se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilëve u kërkoi të “përpiqen të ruajnë paqen”.

SHPËRNDAJE