Preshevë, 30 maj -Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se incidenti në fshatin Poterq të Klinës thekson nevojën për të punuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruajne mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Madje mediat e Boegradit e kane quajtur “sklandaloze” deklartata e ambasadorit amerikan qe sipas tyre, Scott paska thene: “Serbë, njihne Kosovën, qe shqiptarët t’mos ju sulmojnë”

“Incidenti i djeshëm në Poterq thekson nevojën për të punuar në një marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila duhet t’iu sigurojë qytetarëve serbë të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, ka thënë Scott. (“SKANDALOZNA PORUKA američkog ambasadora Skota: Srbi, priznajte Kosovo, pa Albanci neće da napadaju”)

Dje në fshatin Poterq shqiptarët e Kosovës protestuan kundër një manifestimi që po e mbanin serbët në kishën e Trinisë së Shenjtë. Sipas medieve serbe një person është lënduar.

Pas përfundimit të manifestimit qytetarët serbë janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës

SHPËRNDAJE