Urryese e popullit serb është cilësuar Rada Trajkoviç nga gazeta serbe “Alo”, që shkruan se Trajkovp edhe njëherë dëshmoi në cilën anë ndodhet dhe për te, Kosova është shtet i pavarur.

Ajo ka “tmerruar” me deklaratën e saj se “nuk i është garantuar siguria në Serbinë qendrore, ndërkohë që sapo hyn në Kosovë është e sigurt”.

Gazeta shkruan se Rada Trajkovip shpik se ajo “nuk ka siguri dhe nuk i garantohet ajo në Serbi”.

“Disa do kishin dëshirë të shkoja, të heshtë apo të marr azil diku. Por ky është vendi im dhe nga lufta për te nuk do heq dorë kurrë”, tha ajo, duke komentuar se nuk i afrohet siguri në Serbi.

“Më është thënë se në Serbi qendrore nuk ml garantohet siguria, por sapo kaloj pikën kufitare në Kosovë, unë jam e sigurt”, më thonë shtoi ajo.

“Kjo situatë është turpshme për Serbinë” ka shkruar ajo në rrjetin social Tviter.

“Alo” shkruan se me këtë ajo qartë ka konfirmuar qëndrimin e saj – për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ndonëse qartë shpik se asaj “nuk iu garantua siguria në Serbinë qendrore”.

SHPËRNDAJE