Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, po bartë me vete edhe parashikime të ndryshme, lidhur me situatën politike e cila mund të pasojë. Përderisa për shumicën parlamentare çështja e Presidentit, tani kjo është një punë e kryer dhe koalicioni shkon tutje në realizimin e marrëveshjes, megjithatë ka edhe mendime se kriza aktuale politike në vend, mund të thellohet apo edhe të merr krejtësisht kahje të reja, ndërsa mbizotërojnë qëndrimet se Presidenti i ri assesi nuk mund të përfaqësojë unitetin e popullit.
Një thellim eventual shfaq gjithashtu, dilemat nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të jetë zgjidhje për kapërcimin e krizës në të cilën është katandisur vendi.
Politologu dhe studiuesi i filozofisë z.Hidajet Ahmeti, në pyetjen e gazetës “Bota Sot” se a e thellon krizën politike zgjedhja e Hashim Thaçit, president, apo do i shërbej unitetit të vendit, është përgjigjur: “Problemi qëndron se në sistemet parlamentare që gjithherë pozita e Presidentit kalkulohet për pazare politike e asnjëherë për President të unitetit popullorë.
Arrestimin e inspektorit të komunës e lidhin me pronat e vëllait të Hashim Thaçit
Për arrestimin e Salih Zybës, inspektorit të komunës së Prishtinës, drejtori për Urbanizëm në këtë komunë Liburn Aliu, po fajëson shtetin dhe presidentin në ardhje Hashim Thaçin.
Aliu, thotë se Zyba është ndër më meritorët për ndalim të ndërtimeve pa leje, dhe me punën e tij i ka caktuar edhe afatin për lirim të pronës siç thotë Aliu, të uzurpuar ndaj kompanisë së vëllait të Hashim Thaçit.
“E dimë që kanë urrejtje për Salihun, sepse me të uzurpimet dhe ndërtimet pa leje i takojnë të kaluarës, por duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta ndalojnë as Salihun e as komunën me arrestime. Pronën e uzurpuar ata do ta lirojnë sepse ajo është publike me apo pa arrestimin e Salih Zybes”, shkruan Liburn Aliu në rrjetin social Facebook.