largea_sulmdd585831457783329Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me molotov ndaj zyrave të Presidentes së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës, është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi Policinë, ndërtesën e Qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se Kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike.
Aktet e tilla, Qeveria e Kosovës i konsideron të rrezikshme për rendin kushtetues dhe për stabilitetin e vendit, prandaj kërkon me ngulm që ato të zbardhen dhe kryesit të përgjigjen para ligjit.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton të gjithë përfaqësuesit politikë, të cilët në paraqitjet e tyre publike, po përpiqen të arsyetojnë sulmet me molotov mbi shtëpitë private dhe institucionet publike, duke u thirrur në kauza krejt fiktive, që të heqin dorë nga një gjuhë e tillë.

Veprimet e tilla dëmtojnë interesat madhore të qytetarëve të Kosovës, proceset e intensifikuara eurointegruese, fuqizimin e shtetit ligjor dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Qeveria e Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit politik, të cilët duke u bazuar në kauza jo të qëndrueshme, kanë nxitur dhe promovuar futjen e gjuhës së molotovit dhe mjeteve tjera joligjore në jetën politike dhe publike në Kosovë, që të distancohen nga këto akte dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera mike./BS

Policia: Sulmuesit e objektit të Kuvendit, të maskuar dhe me veturë të bardh

Policia e Kosovës ka dërguar njoftim zyrtar dhe informacione shtesë lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, një pjesë e së cilës i takon edhe zyrës së Presidencës e cila ishte edhe cak i sulmuesve.

Policia ka thënë se personat e dashur fillimisht ka thyer xhamat me gurë dhe më pastaj kanë tentuar që shishen me koktej molotovi ta fusin brenda objektit, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Po ashtu polica ka njoftuar se persona e dyshuar pas sulmit janë larguar me një veturë ngjyrë e bardh në drejtim të rrugës Agim Ramadani.

“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona te dyshuar te maskuar kane hedhur koktej molotov ne drejtim te ndërtesës Presidenciale. Personat e dyshuar pas hedhjes se koktej molotovit dyshohet se janë larguar ne drejtim te rrugës Agim Ramadani me një veture ngjyre te bardhe. Fillimisht dyshohet se me gurë e kane thyer xhamin e dritares ku kane tentuar qe ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur pasi qe shishja është goditur ne muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxire me rastin e thyerjes se shishes, ku derivatet janë djegur ne atë pjese te murit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia thotë se janë duke hetuar rastin nga të gjitha njësitë relevante.

Policia konfirmon sulmin në objektin e Kuvendit të Kosovës, nuk ka ende të arrestuar!

Rreth orës katër të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidenfitikuar, kanë sulmuar me koktej molotovi objektin e Kuvendit të Kosovës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar këtë rast.

Sipas saj, Njësitet e PK-së pasi kanë marrë informacion për rastin, menjëher kanë dal në vendin e ngjajres. Deri më tani, sipas Ahmetit, nuk ka ndonjë person të indetifikuar që ka të bëjë me sulmin ndaj objektit të Kuvendit.

“Po, rreth orës 4 katër të mëngjesit kemi marrë informacionin për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimit apo dëmtim i pasurisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Menjëherë pasi kemi marrë informacioni e kemi bërë ekzaminimin në vendin e ngjarjes dhe njësitet kanë dal aty. Poashtu për rastin në fjalë e kemi njoftuar prokrurorinë. Deri më tani nuk ka personat të identifikuar apo të arrestuar. Policia është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

SHPËRNDAJE