medvvQeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike në Luginën e Preshevës, duhet urgjentisht të zgjidhin çështjen e të drejtave të shqiptarëve në atë pjesë, por gjithashtu duhet të ndahet një fond prej 10 milionë eurosh për investime atje.

 Me mijëra shqiptarë të shpërngulur nga Lugina e PreshevëspreshsjsMbi 11 mijë shqiptarë të Luginës janë shpërngulur nga periudha qershor 1999-maj 2001 dhe janë vendosur në Komunën e Gjilanit, ndërkaq për komunat tjera nuk dihet.  Për dy vjet Lugina e Preshevës me 11 mijë shqiptarë me pak?!Ndryshe kjo nuik mund te quhet pos spastrimi (discret) etnik në vepër në Kosoven Lindore, njfotn agjencia  elajemeve “Presheva jonë”

Pa llogaritur ketu mbi 50 mije shqiptare tjere ne vednet e BE-së der ne Amerikë e Australi. Vetem ne zvcer sot jetojne dhe vprojne mbi 20 mije shiptare nga Lugina e Preshevës

Këto të dhëna u shpalosën në tryezën e organizuar nga shoqata “Trojet” me temë “Dita e të Dëbuarve e të Zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva”.

Në këtë tryzezë u bën akuza ndaj Kuvendit të Kosovës dhe vet shqiptarëve të Luginës se nuk kanë bërë asgjë për kthimin e të shpërngulurve.

Poashtu në këtë aktivitet ku morri pjesë edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela u tha se Komuna e Medvegjës pothuajse është zbrazur nga shqiptarët.

Kështu u tha në tribunën e organizuat nga klubi “Trojet” me rastin e 23 qershorit të vitit 1999, ditën e të dëbuarve dhe të zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshevva.

Qëllimi kësaj tribune ishte trajtimi i dëbimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, parandalimi i kësaj dukurie dhe adresimi i këtyre problemeve tek institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-kryetari i klubit “Trojet”, Ismail Muharremi tha se si pasojë e përndjekjeve të shqiptarëve nga komuna e Medvegjes në periudhën 1999 nga gjithsejtë 905 familje me 4 mijë e 477 banor sa ishin në fund të vitit 1998, mbeten 164 familje me 486 veta. Sipas tij, tani kjo gjendje është e rëndë me më pak se 100 familje dhe nën 500 banorë shqiptarë.

Muharremi: Shqiptarët e përcjellë me gongola, sakrifica dhe tragjedi

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht të komunave Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, kanë një histori të gjatë, të begatshme, krenare, por edhe të përcjellë me gongola, sakrifica, tragjedi që shumë herë kanë qenë pozita të shuarjes totale. Ata në vazhdimësi deri në shkëputje të dhunshme nga trungu etnik në vitit 1876-1878, ishin pjesë e vilajetit të Kosovës, përkatësisht nën sundimin e perandorisë osmane”, tha Muharremi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Qela duke komentuar gjendjen e rëndë në Luginën Preshevës, tha se shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem. Sipas tij, këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë.

Ai ka treguar se si mund të zgjidhet problemi qytetarëve të Preshevës, Buj anocit dhe Medvegjës.

Qela: Serbët në Kosovë me privilegje, shqiptarët në Luginë të diskriminuar

“Qysh ishte dashur të zgjidhet problemi i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës? Përderisa këto tri komuna kanë qenë në vazhdimësi të përbëra me qytetarë kryesisht shqiptarë, përderisa ata kanë vazhdimësi territoriale, përderisa kanë edhe një referendum për të drejtën e bashkimit me Kosovën, do të ishte dashur t’u njihet e drejta për bashkim, por meqenëse kjo nuk është e realizueshme për shkak të rrethanave specifike ndërkombëtarë, atëherë le të iu njihen të njëjtat të drejta që iu njihen serbëve në Leposaviq, në Zubin Potok dhe në Zveçan. Janë tri komuna me shumicë serbe të cilët kanë super privilegje, ndërsa, qytetarët shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, megjithëse janë në trojet e veta dhe shumica dërmuese përveç Medvesgjës e cila tanimë është shkretuar nuk i kanë as të drejtat themelore njerëzore e lëre ato kombëtare”, theksoi Qela.

Veprimtari në Luginë të Preshevës, Refik Hasani tha se 23 qershori do të kujtohet si një ditë e kobshme për gjithë historinë e asaj ane. Sipas tij, nga 23 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë vendosur në komunën e Gjilanit rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Hasani: Nga Lugina e Preshevës janë vendosur në Gjilan 11 mijë e 783 banor

“Që nga 23 qershori 1999, deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva dhe Bujanoci, Presheva dhe Medvegja që janë vendosur në komunë të Gjilanit janë 11 mijë e 783 banor. Këta janë me emër dhe mbiemër, prej cilit fshat vin, prej cilës komunë dhe ku është vendosur në Gjilan, kurse në komunat e tjera, Kamenicë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe komuna të tjera nuk është bërë diçka. Kemi shënime dhe evidenca, por nuk janë të përafërta”, tha Hasani.

Në këtë tribunë dolën konkluzionet se partitë politike në Luginë, Prishtina zyrtare dhe autoritetet e Shqipërisë duhet me ngulm të zgjidhen problemet e kësaj ane, duke i lënë anash përçarjet e partive në Luginë. Po ashtu, u tha të ndahet një fond prej 10 milionë eurosh për investime atje.

SHPËRNDAJE