Një emigrant i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në ujërat e lumit River Connecticut në qytetin Mideltown të Connecticut.

Policia amerikane identifikoi trupin e pajetë të viktimës, duke informuar se bëhet fjalë për Fatbardh Latifin, 33 vjeç nga fshati Zhegër, për të cilin u tha se është mbytur në ujërat e këtij liqeni, pasi që kishte kërcyer për të shpëtuar një grua amerikane, e cila po mbytej.

Latifi dhe tre të tjerë kërcyen nga barka kur panë një grua që ishte në vështirësi, por fatkeqësisht Fatbardhi është mbytur gjatë tentimit për të shpëtuar viktimën.

Trupi i Fatbardhit u gjet ditën e diel rreth orës 11 të natës sipas orës lokale, ose 5 të mëngjesit të së hënës sipas kohës sonë, rreth 100 metra në jug të urës “Putnam Bridge”, pranë vendit që lokalizoi policia, njofton agjencia Noa.

SHPËRNDAJE