AIK-Presheva Jonë

Për herë të parë në qytetin e Preshevës,po organizohet Olimpiada Mbarëkombëtare e garave të Matematikës,ku pjesëmarrës do të jenë nxënës të aftë në lëmin e matematikës nga mbarë trojet shqipëtare. Olimpiada po mbahet nga sot 20,21 dhe 22 Maj, tashmë kanë arritur të gjitha shkollat pjesëmarrëse. Shumica e nxënësve të cilët kanë  ardhur do të sistemohen nëpër shtëpi të nxënësve tanë,ku do të qëndrojnë deri ditën me të përfunduar kjo Olimpiadë e para e këtij lloji e organizuar në Preshevë. Agjencia Jonë në ditët në vazhdim do të ju njoftoj rrethë rrjedhës  së  kësaj gare të diturisë…

Janë mbajtur sot garat e Olimpiadës Mbarëkombëtare Shqipëtare nga lënda e Matematikës,të cilat po organizuan në qytetin e Preshevës. rezultatet me shifra do të bëhen publike sot në ora 18:00,ndërsa nxënësit shpërblimet do ti marrin nesër në shtëpin e Kulturës “Abdullah Krashnica“,njoftojnë organizatorët e kësaj gare.

Arsimtarë Muamer Rika nga shkolla fillore “Vëllazërim Bashkim“ e Ohrit tha se shkolla e tij e cila ka marrë pjesë në këto gara mbarëkombëtare që nga viti 1990 është e kënaqur me organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë të Preshevarëve.
Shkolla jonë cdo vitë përfaqësohet nga dy nxënës klasa e shtatë dhe e tetë,dhe për këtë vitë do të na përfaqësojnë Fjolla Zhaku e klasës së VII dhe Rushan Hoda i klasës së VIII.

“Jam i kënaqur që gjindem në mesin e Preshevarëve,para katër vitesh kur u hodh ideja për herë të parë për tu organizuar kjo olimpiadë në qytetin tuaj nga profesori i nderuar Sejdi Bilalli të gjithë ishim të lumtur që mund të vinim në Preshevë,megjithëatë pas shumë përpjekjesh kjo nuk ishte e mundur pasi që z.Bilalli na tha se ende nuk janë pjekur kushtet që të organizohej këtu një event i tillë,dhe u deshtë të presim jo edhe gjatë që ne të vijmë këtu në një garë kaq të rëndësishme me përmasa kombëtare. Jemi të kënaqur edhe me organizatorët e sidomos rrethë sistemimit tonë dhe fëmijëve tanë nëpër familje të shokëve e shoqeve bashkëkombase të Preshevës“

“Atë që nuk po arrin asesi ta bëjë politika,kultura e shkonca po ja del për mrekulli,dhe për këtë them se ky eveniment është një shembull jashtëzakonishtë i mirë“përfundoi z.Rika.

 
Ka marrë fund sot Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës e Organizuar në Preshevë ja rezultatet e klasës së VII

 

 

 

SHPËRNDAJE