Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha, vijon të mbetet i vendosur për tu dëgjuar zëri i të gjithë qytetarëve në këtë proces zgjedhor.
Në një deklaratë nga selia blu, Basha theksoi se në këtë garë të ngushtë, të dyja palët duhet ti përmbahet ligjit. Më tej, ai shtoi se retorikat e ashpra pengojnë këtë proces normal ligjor, sikundër theksoi se bllokimi i rrugëve, protestat, nuk ndihmojnë në ecjen përpara të integrimit.
Nderkaq, Basha falenderoi përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton dhe Filip Gordon, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, të cilët treguan profesionalizëm dhe maturi në këtë proces.