Në një sondazh të hapur në portalin “Presheva Jonë”, në lidhje me popullaritetin dhe mbështetjen e dy liderëve më të mëdhënje të kohës në Republikën e Kosovës, deri sot po printe Presidenti i vendit, Hashim Thaci me 70%, kundret 30% të Albin Kurtit. Por, në një aktivizim të fuqishëm të elektoratit të Lëvizjes Vetvendosje, statistikat kanë ndryshuar befas dhe në mënyrë tepër të shpejt, tani, kryeministri në largim i Republikës së Kosovë, Albin Kurti prin me më shumë se 83% të mbështetësve, karshi vetëm 17% të atyre që kanë votuar për Presidentin Thaci.


Vlen të theksohet se deri tani, pjesë e këtij sondazhi është një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, rreth 30 mij qytetarë.

A mendoni se janë reale këto statistika?

SHPËRNDAJE