Mbërriti mini autobusi i parë prej gjithsej 16 të tillëve, të cilët i dedikohen transportit urban publik në Shkup, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë.

Mbërriti mini autobusi i ri në Shkup Autobusit po i bëhen kontrolle të hollësishme teknike me qëllim që të konfirmohet se nëse i plotëson specifikat e nevojshme teknike të cilat janë konfirmuar me dokumentacionin e tenderit dhe nëse është në pajtim me kërkesat për homologjim të cilat dalin nga Rregullorja për aprovim të automjeteve të reja bashkangjitëse, sisteme, pjesë përbërëse dhe njësi të pavarura të dedikuara për automjetet e këtilla. Pas marrjes së lejes adekuate për homologjim nga ana e Byrosë për metrologji, pritet që 15 mini autobusët e tjerë të dërgohen deri nga mesi dhjetorit të këtij viti.

Prodhues i mini autobusëve të ri për Shkupin është kompania “Zhengzhoy Yutong Group Co.Ltd” e cila u zgjodh si ofruese më e volitshme sipas procedurës së zbatuar për furnizim publik.

Furnizimi i 16 mini autobusëve të ri paraqet pjesë të projektit për ripërtëritje të parkut vozitës të ndërmarrjes publike të qarkullimit “Shkup”. Projekti përfshin furnizimin e 200 autobusëve dykatësh, 17 autobusëve të hapur dykatësh, 80 autobusëve me platformë të ulët dhe 16 mini autobusë.

SHPËRNDAJE