TIRANE- Në të gjithë territoritn e vendit, pas ndërhyrjeve nga ajri dhe toka u arrit një reduktim i ndjeshëm i vatrave të zjarrit, të cilat sot janë vetëm 28, sic raporton Ministria e Brendshme.

Qarku Dibër: Ka 4 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore “Lura 1”, si dhe ekonominë pyjore Kaçni, në fshatin Dragu, komuna Fush Bulqizë dhe në Krastë, të komunës Martanesh.

Qarku Elbasan: Ka 1 vatër aktive në rrethin e Librazhdit, në fshatin Letëm, komuna Lunik.

Qarku Kukës: Ka 6 vatra aktive. 2 në rrethin e Kukësit, fshati Tërothre, komuna Tërthore dhe në komunën e Surrojit. 4 vatra aktive mbeten në rrethin e Tropojës. Në fshatin Geg – Hysen, komuna Fierzë, në Dobrej, Komuna Bytyç, në fshatin Nikël-Mërtur, komuna Lekbibaj dhe në Valbonë, të komunës Margegaj.

Qarku Korçë: Ka 1 vatër zjarri aktive, në Bozdovec.

Qarku Lezhë: Ka 2 vatra aktive zjarri. Vatra në fshatin Malaj, bashkia Rreshen dhe në fshatin Gallatë.

Qarku Shkodër: Ka 11 vatra aktive zjarri. Në rrethin Shkodër janë aktive dy vatra zjarri në fshatin Lekaj, komuna Shalë dhe në fshatin Plan, komuna Pult. Në rrethin Pukë janë aktive 8 vatra zjarri, por më problematikë janë në fshatin Orosh, të komunës Qafë Mali dhe vatra në pyllin me pisha në fshatin Flet, komuna Blerim. Zjarre në vazhdim të tjerë janë: në Malin e Krrabit, fshati Midë, në fshatin Fusha e Korit, komuna Qelëz dhe në Qafën e Sharrit. Në rrethin e Malësisë së Madhe sot ka vetëm një vatër zjarri në fshatin Shkrelë, vatër e shafqur gjatë ditës së sotme.

Qarku Tiranë: Ka 2 raste zjarri aktive. Në Qafën e Krrabës, në km 29, ku përtej forcave të PMNZSH-së, FA-ve dhe atij pyjor, firma që kryen punimet në tunelin e Krrabës, ofroi ndihmë të çmuar me mjete të rënda dhe zjarrëfikëse. Në mëngjesin e sotëm u riaktivizua vatra e zjarrit në lartësinë e Priskës. Vatra është në distancë të konsiderueshme nga Parku Kombëtar i Dajtit dhe nuk përbën asnjë rrezik për të.

Qarku Durrës: Ka 1 vatër aktive në rrethin e Krujës, në Qafë Shtamë.

SHPËRNDAJE