largea_12722244_1110030782370707_504583891_o1457859831Promovimi i librit të Bardhyl Mahmutit “ Mashtrimi i madh” në Nyrnberg të Gjermanisë
Nën organizimin e Shqiptarëve në Nyrnberg të Gjermanisë sot është bërë promovimi i librit të Dr.Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”.

Libri “Mashtrimi i madh”, është një analizë shkencore që flet për luftën e fundit në Kosovë.

Me anë të këtij libri autori është munduar të tregoj se qëllimi I luftës në Kosovë ka qenë aplikimi i gjenocidit serb. Në librin e tij, Bardhyl Mahmuti thotë se ka sjell shembuj interesantë për propagandën e bërë ndaj popullit shqiptarë.

“Ky libër do të ndriçojë se akuzat kundër nesh janë të motivuara politikisht. Do të zhvishet maska e atyre që zhvleftësojnë luftën e UÇK-së”, ka thënë Bardhyl Mahmuti në prezantimin e librit të tij më të ri “Mashtrimi i madh”. Ai ka bashkëbiseduar me të pranishmit dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Bardhyl Mahmuti ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i dënuar me disa vite burgim e pas daljes nga burgu emigroi në Zvicër, ku ishe një ndër udhëheqësit e LPK-së, derisa gjatë luftës në Kosovë ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Evropë. Ai kishte mbajtur 27 konferenca në Kombet e Bashkuara, derisa pas luftës ishte i angazhuar në jetën politike në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Ai me profesion është politolog, i magjistruar në Universitetin e Lozanës në Zvicër dhe është njohës i shumë gjuhëve të huaja.

SHPËRNDAJE