Ashtu siç eshte dakorduar në takimet e fundit mes KKSH-së dhe  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipëris  për studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i janë rezervuar kuota prej 182 studentëve, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva jonë”.

 

Në një shkresë të Këshillit Ministrave të Republikës së Shqipërisë derguar në adresë të Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc Qeveria shqiptare  ka arritur vendimin mbi   kuotat, ku përshihen edhe studentët e Luginës së Preshvës.

 

Në këtë shkresë nga Tirana zyrtare të drejtuar kryetarit të KKSH-së z.Galip Beqiri, po ashtu thuhet se “është marrur vendimi mbi kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve caiklit të dytë, për vitin akademik 2012/2013…”

 

Ashtu siç eshte dakorduar në takimet e më hershme me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipëris  për studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i janë rezervuar kuota prej 182 studentëve. Të gjithë studentë e interesuar për studime në Republikën e Shqipërisë do të të bëjnë aplikimin dhe regjistrimin individualisht me çrast KKSH i dëshiron suksese. Ja edhe faksimili i shkresës së MASHT nga Shqipëria derguar KKSH-së…

SHPËRNDAJE