Një tragjedi e rëndë familjarë ka zgjuar sot qytetin bregdetar të Shëngjinit. 3 të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i asaj që rëndom quhet si një konflikt familjar. Aleksander Ndoj rreth te 40 ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Dana Ndoj 46 vjeç, bashkeshortin e saj shtetasin italian Luigji Benikazo 51 vjeç, ka plagosur nipin 9-vjeçar M. B dhe ne fund ka vrare edhe veten. Unifomat blu kane shkuar menjehere ne vendngjarje ne qytetin e Shengjinit atje ku ndodhi ngjarja e rende dhe po punojne per sqarimin e rrethanave.Te njejtat burime pohojne se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti familjar. Autori i ngjarjes mesohet se vrasjen e ka kryer ne banesen ku jetonte e motra ne katin e pare te nje pallati ne qender te Shengjinit ndersa pasi ka dale nga aty, ne trotuar ka qelluar veten. Dana Ndoj dhe bashkeshorti i saj kane gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa nipi M.B ndodhet aktualisht ne spital nen kujdesin e bluzave te bardha.

SHPËRNDAJE