Makina e tipit Peugeot që i përkiste presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, është shitur për 2.5 milionë dollarë në një ankand bamirësie.

Ahmadinexhad njoftoi vitin e kaluar se paratë do t’i dhuronte për një projekt strehimi për familjet e varfra.

Sipas mediave iraniane, presidenti i Republikës Islamike ka përdorur Peugeout-in e bardhë në kohën kur shërbente si kryetar i bashkisë së Teheranit.

Përndryshe, në tregun lokal makina kapte vlerën e 2 mijë dollarëve.

SHPËRNDAJE