Preshevë, 24 maj -Ketyre diteve kur mbushen plote 8 vjet nga vrasje humanistit dhe deputetit nga (Rahovica) ing.Isuf Azizi.  Perkunder insistimit te familjarëve te te ndjerit Azizi per te ndriquar rastin, deri tash, as pas 8 vitesh nga atentati asgje s eshte bërë nga pushteti serb jo se jo, por as nga kreu i partise (PVD) se ciles i takonte, perveq ndonje deklarate per sy e faqe edhe ate ne prag të zgjedhjeve!

 

PVD e Riza Halimit rrok “opshtinën” n’dorë, harron heronjt, harron deputetin, harron aktivistët e saj të vrarë nga Serbia?!..

Ne qarshin e Preshevës dhe nder shqiptaret sa herë bëhet fjla per vrasjen e Isuf Azizit eshte nje thënie e njohur: Nëse UDB-a e ka vra, mos pritni qe Serbia do ta zbuloj. Dhe ashtu po ndodhe, sepse  edhe pas tetë vitesh nuk ka asgje te re për vrasjen e deputetit dhe funksionarit te PVD-së  nga Presheva Ing. Jusuf Azizit, përkunder deklaratave te Beogradit dhe refrenit të Riza Halimit ne prag te zgjedhjeve: Po, po jemi tuj punue, apo jemi gati..do ta zbulojmë.. ?! As PVD as kryetarja e aktuale e Presheves te cilat patën nje “thes” fjalë te mira për Isuf Azizin, para zgjedhjeve, ata nuk i gjeten as 20 minuta kohe ne Kuvend apo parlament t’ia kushtojnë, duke  perkujtuar humanistin dhe deputetin e tyre, te kesaj partie. E si ju bie kohe apo ndermend me shkue ne Danimarkë apo Beograd per 2-3 fotgrafi?! Injoranca s’ka kufijë ose ndoshta Beogradi ju ka ndalur t’mos bënë nje ceremoni, homazh perkujtimi të tillë?!

 

Pra, sot mbushen tetë vjet që ishte bere atentat mbi deputetin shqiptar te komunes se  Preshevës Ing.Isuf Azizit , biznesmen dhe humanist  i njohur per vepra humane jo vet ne Luginen e Presheves por edhe me gjere, ne Kosove e Shqiperi, perkujton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

 

Dhe cuditerisht patriotët, humanistet, bijte më te mire te ketij populli plumbi i shkaut i merr mu në muajin maj. Pas atentatit ne kete muaj, ndaj  komandant Lleshit, më 24 maj po ashtu qilli mbulohe tme rte te zeza, bëhet atentat mbi  deputetin dhe biznesmenin e njohur të Kosovës Lindore ing. Isuf Azizi, drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë). Maji, ky muaj i vrasjeve te patriotëve. Pas komandant Lleshit vritet deputeti Isaf Azizi. Dihet, ne Serbi gjthnje ne shenjester kane qene faktori politik dhe ushtrak shqiptare.

Mediat shqiptare para tete vitesh në Kosovë, Shqipëria e gjithkah bashkë me agjencitë botërore dhanë shpejt lajmin se është vrarë në pritë në mënyrë tinëzare¨, nga shpinda në një atentat ndaj ing.Isuf Azizi, deputet, humanitar dhe një biznesmen i njohur në Kosovën Lindore që ishte drejtor i NDPB “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë).

Të shtojmë se autoritet aktuale serbe ndoshta mund të kenë informacione për vrasësit e deputetit dhe humanistit të shquar preshevar Isuf Azizi (nga Rahovica). Por heshtja e autoriteteve serbe në Beograd dhe atyre lokale (në Preshevë), sipas “Presheva Jonë”, ndaj rastit Azizi dhe mos arrestimi i kriminelëve që shtien në deputetin shqiptar, flet shumë qartë se kush mund të qëndrojë pas këtij akt kriminal, aq më tepër kur dihet se drejtues të shtyllave kryesore të shtetit serb janë ende bashkëpunëtorët dhe kuadrot e Milosheviçit, siç kanë raportuar së fundit agjencitë botërore.

Sidoqoftë, sikur t’mos kishte qenë humanitar, patriot apo kontribues i lirise dhe popullit shqpitare ne Lugine e Kosove,  sigurisht do të ishte zbuluar dora e zezë, kriminelët që shtien në deputetin shqiptar Ing.Isuf Azizin i cili i bëri rezistencë dhe nuk lejoi të birin e kryekriminelit serb Milosheviqit, Markos të investoj dhe të hapte bizneset e tija në Kosovën Lindore. Por pas vrasjes se deputetit shqiptar Azizi, i biri i krimineli , Miloshevicit, përmes disa shqipfolësve ia arritit te investoj dhe  futet në Preshevë me bizneset e tija?! (“Füra Mafia Captur : Marko Milosevic, der Sohn von Slobodan Milosevic die Firmengruppe „Interspeed“ in Presevo) kanë raportuar mediat botërore.

 

GAZETA SHQIP – SHQIPËRI

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/24/tre-vjet-nga-vrasja-e-deputetit-isuf-azizi-autoret-ende-te-paidentifikuar/

 

GAZETA BOTA SOT – KOSOVË

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=169234

SHPËRNDAJE