Mediet gjermane edhe sot, të dielën, i kanë kushtuar vëmendje gjendjes në Kosovës, gjegjësisht në veri të vendit, ku qeveria, së bashku me faktorët ndërkombëtar në vend, janë në zbatim të planit të marrjes nën kontroll të pikave kufitare atje.

E përditshmja gjermane, “Die Tageszeitung”, në një shkrim të sajin botuar në numrin e sotëm, shkruan se as OKB e as EULEX-i nuk ia dolën që në veri të Kosovës të vendosin “sundimin e ligjit”, i cili ka kohë që mungon atje.

“Strukturat paralele serbe janë toleruar skajshmërisht shumë në veri të Kosovës. Mafia dhe ekstremistët nacionalistë shumë gjatë janë trajtuar me vëmendje të veçantë. Gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit, në atë pjesë të vendit “qeverisë” një përzierje e ekstremistëve politik, shërbimeve sekrete, mafisë, politikanëve dhe policisë”, shkruan TAZ, duke shtuar se “kushdo që nuk ka vallëzuar sipas ritmit të tyre, ka qenë humbës”.

Gjithashtu, sipas TAZ, edhe ata që janë përzier në kontrabandën e drogës dhe benzinë, e ka gjetur i njëjti fat. “Ato struktura të ashtuquajtura paralele i përkrahte edhe presidenti i Serbisë, (Vojislav) Koshtunica, por sot nuk munden më të mbështeten tërësisht në ndihmën e Beogradit”.

“Ai që dëshiron të integrohet në BE, duhet ta zgjidhë problemin e dukshëm në Mitrovicë. Kjo edhe ka qenë porosia e qartë e Angele Merkel gjatë vizitës që ajo i bëri Beogradit. Serbia, herët a vonë, do të duhet të distancohet nga mafia në veri të Kosovës”, shkruan më tej “Die Tageszeitung”.

Ndërkaq, në fund të shkrimit theksohet se shteti i Kosovës duhet të ketë sovranitet. “Pa kontrollin e kufijve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Misioni evropian për sundim të ligjit duhet që përfundimisht ta zbatojë sundimin e ligjit, pavarësisht rezistencës, në tërë territorin e Kosovës, edhe tek shqiptarët

SHPËRNDAJE