(AIK-Presheva Jone)

 

Nëse dikush është i interesuar të dijë se cka po ju bënë milionave të mbledhur nëpër koncerte superkëngëtarja MADONNA,përgjigjen mund ta kuptojnë tani,se ajo nuk është e interesuar vetëm për veten dhe se ka shpirt hmanitar.

Madona do të ndërtojë 30 shkolla të reja në Malavi, vendlindja e dy prej fëmijëve të saj të adoptuar. Ndërkohë mësohet se ajo ka planifikuar një fond prej 10 milion eurosh për të krijuar një akademi për të promovuar të drejtat e femrave dhe edukimin e tyre. Ajo ka lançuar këtë ide pasi dështoi për të tërhequr donatorë për të hapur një shkollë të mesme për vajza dhe djem. Ajo thotë se dëshiron të ndihmojmë sa më shumë fëmijë të prekur nga AIDS. Madona shpenzoi një vit duke lobuar pranë miqve të saj për mbledhjen e fondeve por duke ju bërë të ditur se kërkon të ndihmojë sa më shumë fëmijë dhe jo të angazhohet me shumë para në një projekt të vetëm. Këngëtarja 52 vjeçare thotë se “në një vend ku vetëm 33% e vajzave frekuentojnë shkollën e mesme, dua të realizoj planin tim për të krijuar akadenimë”. Dy prej katër fëmijëve të Madonës, David pesë vjeç dhe Mercy katër vjeç janë adoptuar nga Malavi.

SHPËRNDAJE