Nënkryetari i LDK’së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i ashpër kur është pyetur lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, rreth mundësisë së shkarkimit nëse jep përgjigje pro kësaj ideje.

“S’e di a guxoj me të pyet, a jeni për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, mos po të shkarkojnë”, e ka pyetur me ironi gazetari i T7 Hazirin, i cili është përgjigjur në mënyrë direkte, transmeton Mediafokus.info.

“S’ka bir nane që m’shkarkon mu pa referendum popullor. Më kanë zgjedhur qytetarët e Republikës, qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

SHPËRNDAJE