preshevajj

Preshevë, 3 shkurt -Që kur ka nisur konflikti në Siri, mes regjimit diktatorial Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë, përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani. Vetëm shqiptarë (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva..) gjenden mbi 400 luftëtarë në Siri apo Irak. Gjatë viteve të fundit, rreth 50 shqiptarë nga Ballkani kanë humbur jetën. Kurse nga Lugina ka dhene jeten Muaz Ahmeti (23) nga Tërrnoci (Bujanoc).

Mbi 1000 te rinj shqiptare nga Lugina sot shërbejne ne ushtrite jashte vendit (Kosovë, Shqiperi, Amerike, Zvicer, Gjermani..) por asesi ne Serbi dhe Siri

Perkundër ftesave te ushrise nga Serbia apo asaj islamike në Siri, shqiptaret e Lugines deri tash kane refuzuar. Sa i perket shërbimit ne Serbi, do precizuar se nga janari i vitit 2011 perkunder ftesave per sherbim ushtarak, deri tash asnje shqiptare nga lugina  nuk shërben ne armetn serbe. te rinje shipztare nga lgfjuian e Presheves, sipas burimeve të  “Presheva jonë” sot mbi 1000 te rinj  nga Lugina sherbejne me uniforma ne ushtine e Kosovës, ne Shqiperi, ne Amerike, ne Zvicer , Gjeramnni e ushtri tjera perendimore, por asei ne Serbi dhe Siri.

“Numri i viktimave shqiptare në Lindjen e Mesme është i njëjtë me të vrarët në luftën e fundit, mes forcave serbe dhe forcave shqiptare në Luginën e Preshevës”, – bën me dije agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Në Siri apo Irak, nuk luftojnë vetëm shqiptarët nga Ballkani, por edhe nga vendet perëndimore. Analistet nga Presheva i kane dekalriar agejncis e se lajemeve “Presheva jonë” se “shqiptaret e Luginës së Preshevës sot jane me te me rrezikuar nga Serbia se sa nga Siria (ISIS) apo regjimi i Bashar Al-Assadit.

 

Lugina e Preshevës me rrezikuar nga Serbia se sa nga Siria (ISIS) apo regjimi i Bashar Al-Assadit

Ne Serbi kane qëndrime te larmishme lideret serbe rreth xhihadit te cilet deklrohen shpesh se “Xihadi eshte ne Serbi apo ne Preshevë” apo “se shpejti ISIS do te sulmoje Beogradin, Preshven e Serbine..” e keshtu me radhe, nese kujtojme deklaratat e radikalistit serb Sheshel.
Ndryshe nga ai shefi i trupit Koordinues për Medvegjë-Bujanoc-Preshevë Zoran Stankovic lihdur me këte ka deklaruar se “Situata e sigurisë në tri komuna në pjesën jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është stabile dhe nuk ka kurrfarë sinjalesh se ajo mund të përkeqësohet.”
Kurse, kryetari Bujanocit, Nagip Arifi ne Boegrad ka thene se “nuk ka indormacione se banorë të kësaj komune janë pjesëmarrës të luftës në Siri.
Sipas tij “në Siri nuk gjendet asnjë pjesëtar i grupeve militante nga ky rajon, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare. Prandaj, qeverisja lokale apelon te banorët se ajo luftë është jashtë interesave të qytetarëve tanë”.

SHPËRNDAJE