Luan Krasniqit, boksieri ynë i mirnjohur nga Juniku me renome botërore  flet speciale për agjencisë  informative kombëtare “Presheva Jonë” mbi karrierën e tij të pasur prej dy deceniesh rresht në ring me dorëza kuqezi, për takimin me bkiserin e njohur botëror Muhamed Ali Klej etj…..

 

 

 

Në foto: LUAN KRASNIQI, me redaktorin e sportit të agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

“Unë me këta dy grushtat dhe dhjetë gishtrinj e mi, herë herë me gjak në ring, me vetull  e buzë të shkyer…vetëm e vetëm, për Kosovën e për kombin  dhe i qoftë hallall Kosovës sime…Unë edhe pse i kam thënë lamtumirë  karrierës së luftimeve në ring, kjo nuk don të thotë se i kam thënë lamutmirë edhe boksit, asesi jo,  sespe boksi për mua ishte  dashuria ime e parë dhe vështirë e kam t’i kthej shpindën lehtë i cili mua , Kosovës dhek ombit tim i solli fitore dhe imazh të mirë në botë..” shprehet Luan Krasniqi për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

LUANI, SI LUANI QËDNROI I FORTË DHE KURRË NUK U DORËZUA

 

Berlin, / AIK-Presheva Jone

 

“Edhe gjermanët e kanë ditur se gjatë tërë karrierës sime në ring kam luftuar për Kosovë dhe kombin tim..” ka deklaruar Luan Krasniqi  në intervistën e fundit për një medium shqiptarë dhënë  gazetarit (në foto lart me Luanin) agjencise informative kombëtare  ”Presheva Jone” para se t’i thotë lamtmirë karrirës së tij në Boks. « Preshevën e kam në zemër si çdo pëllëmbë toke  tjetër shqiptare », ka dekalruar ylli i boksit shqiptar me renome ndërkombëtare, të clin në cdo ndeshje e kanë shoqëruar pos flamurit gjemrna, atij shqiptare edhe  publiku shqiptare nga Kosva, Shqipëria, Maqednia, Lugina e Preshevës…të cilet z.Krasniqi falenderon dhe përshëndet nga zemra për përkrahje.

 

 

Luani, boksieri yne i mirnjohur i ka thënë lamtumirë  karrierës së luftimeve në ring, por jo edhe boksit…Luani tërhiqet si luani,  ngadal i qetë, kokën lartë, si burr, pas një sër luftash, qindra mecesh, pas shumë suksesesh e fitoresh ne ringjet e metropoloeve botërore, ku pas vete krahas flamurit gjerman vazhdimisht kishte ate të Kosovës, shqiptarëve. Nga boksat e Luan Krasnqit Kosova dhe shqiptarët u bënë edhe më të njohur në arenën ndërkombëtare mu në kohën kur Kosovës ju desht një imazh i mirë me nje burrë të mirë…e ky ishte LUANI ynë që bëri ket mision kombëtar me plotë përkushtim, ai ishte më shumë se boksier, ishte edhe lobues si një burrë shteti, por pa mikrofon.

 

LUAN KRASNQI ASNJËHERE NE SALLË TË RINGUT S’KA QENE I VETEM, GJITHNJË I SHOQËRUAR POS FLAMURIT TË KOSOVËS (DARDANISË) DHE ATIJ KOMBËTAR EDHE NGA PUBLIKU SHQIPTARË NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, LUGINA E PRESHEVËS…

Ai më pas u bë kampion i Evropës. Në Olimpiadën e Atlantas arriti deri në gjysmëfinale. Aty, Krasniqi e ka takuar legjendën e boksit, Muhammad Ali në Fshatin Olimpik. “Unë jam nga Gjermania dhe jam kampion”, i kishte thënë boksieri kosovarë. “Atëherë le të fillojmë të boksojmë”, i ishte përgjigjur Ali, ndërsa ata kishin boksuar pa dorëza për qejf. Krasniqi e kishte vendosur legjendën amerikane në karrige, e kishte përqafuar dhe kishte qarë nga gëzimi që e kishte takuar. Në dhomën e vet Luan Krasniqi e mban ende foton me Muhamed Ali Klej, legjndën e gjallë të boksit botëror.

 

Boksieri ynë mirënjohur në arenën botërore Luan Krasniqi pak ditë para se t’i thotë lamtumirë dorëzave  kuq e zi, tërheqjen  e tij nga karriera e tij e kishte paralajmeruar edhe gjatë intrvistës së fundit në një medium shqiptra për agjencinë « Presheva Jonë ». Boksieri junikas Luan Krasniqi nga 34 meçe si profesionist, ka fituar 30 (14 me KNOCK-OUT), ndërsa ka tri humbje dhe një barazim.

 

Luan Krasniqi ka lindur në vitin 1971, më i riu nga tetë fëmijët e familjes Krasniqi, ishte lindur në Junik të Kosovës. Babai i tij, Salihu përkundër shqetësimeve për të birin e tij ai e kishe bërë zemrën guri dhe e kishte liruar Luanin te merrej me boks, me këtë sport të rrezikshëm, duke pohuar se „pasi e ka emrin Luan, kam besim tek ai se do t’i bëjë ballë çdo sfide..junikasit si luanët kurrë nuk janë dorëzuar“ Në vitin 1987 familja Krasniqi u transferua në Gjermani. Nga ajo kohë, Gjermania u bë shtëpia e dyte e Luanit. Ai vijoi shkollën, ndërsa më pas u morë me boks, ku u regjistrua në ekipin Rottweil. Në fillim nuk dukej se ai do të mund të bënte bujë, por trajneri Theo Kerekesch besonte gjithmonë tek ai.

Meçi i tij i fundit ishte dy vjet më parë, përkatësisht në nëntorin e vitit 2008, kur humbi nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. 39 vjeçari planifikonte t’i rikthehej ringut në fund te vitit të kaluar, por një lëndim i këmbës ia mohoi një gjë të tillë.

 

« Nuk mund ta përfundoj karrierën pas një humbjeje..”, ka thënë Krasniqi për “Presheva Jone” due phuar se « meci i ardhshëm më duket se do të jetë i fundit në karrirën time.. » Deri tash ai kishte 35 meçe profesioniste, prej tyre 30 fitore. Ai nuk i harron humbjet, veçmas atë nga polaku Przemyslaw Saleta në vitin 2002, për të cilën thotë se, edhe pse e humbi, ishte lufta më e madhe në jetën e tij. Tash Luani, siç thotë ai,të shkuara e të harrura, ju është rikthyer boksit dhe së shpejti do ta shofim në ring me kundërshtarët e tij me emër botëror. Për, karrierën e tij në boks, për jetën dhe për Kosovën dhe Preshevën boksieri ynë i njohur Luan Krasniqi përmes një interviste ekskluzive flet për agjencine tonë.

 

 

LUAN KRASNIQI: EDHE GJERMANËT E KANË DITUR SE  ME ZEMËR DHE KËTA DHJETË GISHTRINJ KAM LUFTUAR NË RING PËR KOSOVËN DHE KOMBIN TIM

 

Presheva Jone: z. Krasniqi kur dhe kush për herë të parë e zbuloi talentin tuaj për boks apo si ju lindi ideja të merren me box. Sikur t’ mos e kishin emrin Luan a do të merreshit me box, që ndoshta nuk do ta koritni emrin apo ta justifikoni atë ?

 

LUAN KRASNIQI: Fillimisht ju falënderoj për këtë bisedë dhe ju përgëzoj për punën që bëni për Preshevën, Kosovën dhe mbarë shqiptarinë. Ndërkaq, angazhimi im në sportin e boksit mbështetjen e ka në talentin dhe forcën që më dhuroi Zoti, kurse vëllau im Agimi, që studioi kulturën fizike, më inspiroi që këtë sport ta kem jo vetëm hobi por pjesë të jetës time. Karierën e fillova në Klubin e boksit në Rottweil në Gjermani. Më është dashur të bëjë punë e angazhim intensiv për të arritur këtu ku jam.

 

Presheva Jone:  Luan, viteve të fundit keni qenë ndonëse nën ngjyrat e flamurit Gjerman, ambasadori më i denjë i boksit, sportit për shqiptarët kudo që janë,çdo do të thotë kjo për një kampion Evropë. C’farë do të thotë kjo për ju ?

 

LUAN KRASNIQI: Është mburrje dhe krenari për mua që përfaqësoj shtetin i cili më ka mundësuar të jam ky që jam në sport, por njëkohësisht jam tejet i lumtur që me sukses kam përfaqësuar edhe sportin e trevave shqiptare. Mua më gëzon pa masë fakti se kam adhurues në të gjitha meridianët. Këto më bëjnë tejet të lumtur dhe më nxitin të arrij në majat edhe më të larta të sportit tim.

 

Presheva Jone:  Luan, gjithë shqiptarët kudo që janë kur ngjitesh në ring janë me ty dhe kanë ndjenjën e të qenurit aty pran teje, cili është presioni me të cilin ngarkohet një boksier në ring?

 

LUAN KRASNIQI: Unë, kur ngjitem në ring, jam i liruar nga çdo ngarkesë. Kënaqësi e veçantë është brohoritja dhe entuziazëm i shikuesve të cilët, si të thuash, bëjnë luftë të përbashkët me mua, më japin mbështetje dhe i gëzohen pa masë sukseseve të mia. I shumtë është numri i atyre që poashtu në këtë luftim bashkangjiten duke vështruar meçin pran ekraneve televizive. U jam mirënjohës të gjithëve dhe e ndiej veten keq kur u sjelli shqetësime dhe nuk përmbushen ndonjëherë pritjet e tyre.  Edhe gjermanët e kanë ditur se gjatë tërë karrirës sime kam « luftuar » me zemër dhe dhjetë gishterinj për Kosovë dhe kombin tim.

 

 

KRASNIQI: PRESHEVËN E KAM NË ZEMËR SI CDO PËLLËMBË TOKE TJETËR SHQIPTARE !

 

Presheva Jone:  Krasniqi, ndeshja me Lamon Brewster ende mbahet mend si një nga duelet më të forta i cili të takonte ty, si u bë puna që u dorëzove, Luani s’ ishte kësaj radhe luan ?

 

LUAN KRASNIQI: Në sport është çdo gjë e mundur. Edhe disfata është pjesë e jetës së sportistit. Përkundër dëshirës, njeriu nganjëherë ndodhë të mos e realizoj synimin.

 

Presheva Jone: Dhe për fund z.Krasniqi e dimi se sporti nuk është politikë e as politika sport. Megjithatë, ju si shqiptarë dhe patriot sigurisht i ndjekni zhvillimet politike në vendin tonë. Sikur rreth zgjedhjeve te dobëta ashtu edhe me kaosin politik dhe tash së fundi me raportin e Dick Marty duket se imazhi i Kosovës nuk është sikur dikur në kohën e Rugovës. Ju si e shihni sot Kosovën a është në rrugë të mbarë apo ne nuk jemi në rrugë të mbarë për ta drejtuar atë ?

 

LUAN KRASNIQI: Kosova megjithatë ka arritur përparime, është e lirë dhe e pavarur dhe tashti, varet nga ne se si do të përparoj e zhvillohet mëtej. Bota, Kosovën dëshiron ta sheh të përparuar dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë, prandaj ka investuar dhe investon energji e mjete materiale. Çdo fillim është i vështirë, ndonëse është e arsyeshme të presim më shumë. Kthim prapa nuk mund të ketë, Kosova, përkundër vështirësive dhe problemeve, një ditë do të jetë ajo që e dëshirojmë të gjithë, shtet modern dhe me demokraci të zhvilluar. Të lumtë ata që në historinë e saj regjistrohen për angazhim pozitiv.

 

Presheva Jonë: Sikur se në gjitha trojet shqipëtare që jeni i dashur edhe në Kosovën Lindore gëzoni një përkrahje të jashtë zakonshme. Për t’ja “paguar” këtë rrespekt e simpati ndaj jush, ju i mbeteni borxh atyre që në të ardhmen të boksoni apo fundja ta vizitoni Presheven ?

 

LUAN KRASNIQI: Nga Lugina e Preshevës, kamë shumë shokë e miqë që i çmoj e i respektoj. Takimeve me ta u gëzohem kurdoherë. Preshevën po a htu e kamë në zemër si çdo pëllëmbë toke tjetër shqiptare. Jeta esht e gjatë dhe besoj se edhe në Preshevë, në Kosovën Lindore do të bëhet mirë një ditë dhe pse të mos jemi unë në mesin e vëllezërve dhe motrave të mia atje qoftë për festa apo për boksim.

SHPËRNDAJE