Lëvizjes së Progresit Demokratik, përshëndetet përmbyllja e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës si një hap pozitiv, drejt ndërtimit të shteti modern, gjithëpërfshirës dhe demokratik, njofton agejncia informative “Presheva Jonë”
Bujanoc, 12 shtator
LPD me rastin e kësaj dite madhore për popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, përgëzon liderët institucionalë, të cilët tash e tutje duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të zbatuar parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës për çdo qytetar
“Fuqizimi i pavarësisë së Kosovës, nënkupton sovranitetin e tërësisë territoriale në cdo kënd të vendit të saj, gjithnjë duke reflektuar stabilitet, me të cilën varen perspektivat euro-atlantike të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur aktin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Republikës së Kosovës, e cila sapo ka nisur rrugëtimin e saj drejt një shteti plotësisht të pavarur dhe Sovran, i cili do të ketë në duart e veta të ardhmen e qytetarëve të saj.
Spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, përmes Platformës Politike, të aprovuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shpesh është thirrur në Planin e Ahtisarit, i njohur si projekt ndërkombëtar për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, që të kërkohet reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës.
Lëvizjes së Progresit Demokratik, uron Qeverinë, Parlamentin dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë arritje historike, pa harruar asnjëherë bashkëkombësit e saj të krahut lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Metvegjë, të cilët asnjëherë nuk u ndan krah për krah vëllezërve kosovarë për mëvetësinë e saj, thuhet në fund të kumtesës së LPD-së, të nënshkruar nga Jonuz Musliu, kryetar.