Gjashtë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës (3 qershor 2017), ku tre sulmues u vranë nga policia.

Një furgon duke ecur me shpejtësi godet këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryen sulme me thika në lokalet aty pranë, në lagjen “Borough Market”.

Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist.

Armed police stand over two suspects shot at the scene of a terror attack outside Borough Market.Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi doli nga rruga dhe hyn në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku.

Më pas, personat në furgon kryen sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”.

Sipas autoriteteve 6 vetë humbën jetën dhe rreth 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale.

Policia njofton se ka vrarë tre të dyshuarit për sulmet.Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje për t’i ndihmuar të lënduarit.

Një nga të plagosurit është një oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit. Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.

Sulmet shkaktuan panik në zemër të Londrës në një mbrëmje të bukur qershori.
Shumë njerëz ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Në lokalet në lagjen “Borough Market” dëshmitarët tregojnë se klientët i qëllua me karrige dhe shishe personat që hynë brenda duke tundur thika gjuetie 25 cm të gjata.

Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë por që rezultuan të ishin fallco.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, i dënoi sulmet duke thënë se “ndonëse nuk dihen të gjitha hollësitë, ky ishte një akt i qëllimshëm dhe prej frikacakësh ndaj banorëve të pafajshëm dhe turistëve në Londër”.

“Unë i dënoj me fjalët më të rënda të mundshme. Nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi për akte të tilla barbare”, tha zoti Khan.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për ndjekjen e situatës.

Presidenti Donald Trump, është njoftuar për incidentet nga ekipi i këshilltarëve të sigurisë.

“Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuara, do të jemi aty. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë” shkroi ai në rrjetin twitter.

Incidenti i të shtunës ndodh në më pak se një javë pas sulmit vetë-vrasës terrorist në Mançester, ku humbën 23 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande.Image

SHPËRNDAJE