8 Marsi është festa e shumëpritur e gruas, Festë që një herë në vit e nxjerr në shesh gëzimin e gruas Shqiptare të Luginës së Preshevës, grua që i ka përjetuar dhe po i përjeton vuajtjet e pandërprera të shkaktuara nga ana e regjimeve të ndryshme serbe.

Gruaja Shqiptare, si në Luginë të Preshevës poashtu edhe në gjitha trojet e tjera Shqiptare e ka ruajtur dinjitetin e lashtë, dinjitet ky i trashëguar nga Afrodita, Teuta dhe Kleopatra, i ruajtur më vonë nga Nora, Bubulina, Sevasti Qiriazi, Tringa, Shote Galica e deri te Xhevë Lladrovci.

Me siqeritetin dhe dëshirën më të madhe të mundshme për gjithë Gratë Shqiptare kudo ku ato ndodhen që qysh 8 Marsin e ardhshëm ta festojmë në një ambient krejt tjetër nga ai aktual, në Kosovën apo Shqipërinë e Bashkuar, URIME TË PËRZEMËRTA, thuet në fnd të urimit të z.Orhan Rexhepi, Nën-Kryetar i Kuvendit, Komunal, Preshevë njëherit Kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

SHPËRNDAJE