KIEV, 22 shkurt (AIP) –Opozitarja Julia Timoshenko u lirua pak më parë nga burgu dhe është nisur menjëherë drejt sheshit ”Maidan”, arena e protestave të ashpra në qendër të Kievit.
Timoshenko, pasi u lirua, me qëndrim tepër emblematik përshëndeti me dorë gazetarët dhe mbështetësit e saj, të cilët prisnin përpara spitalit të burgut në Kharkiv, ku ajo ishte e shtruar si pasojë e një hernieje diskale dhe u largua menjëherë me një autoveturë në ngjyrë të zezë.
Më pas ajo do të nisej menjëherë drejt Kievit për të shkuar në sheshin ”Maidan”, njoftoi aleati i saj Arseni Iatseniouk.
(er.nu/BalkanWeb)