Pekin, 8 shkurt – Një kineze ka lindur një fëmijë me peshë 7,04 kilogramësh, që besohet të jetë foshnja më e rëndë që ka lindur në Kinën moderne nga viti 1949.

Gazeta shtetërore “Tijangjin post” ka bërë të ditur se një grua 29 vjeçe nga provinca Hanan, në pjesën qendrore të Kinës, të shtunën me prerje cezariane ka sjellë në jetë një djalë. Procesi i lindjes ka zgjatur 20 minuta, ndërsa e  ëma dhe djali, që është pagëzuar me emrin Çun Çun, ndihen mirë.

Gazeta thekson se prindërit e fëmijës janë me trup e peshë mesatare, transmeton agjencia AP.

Sipas Librit të rekordeve të Gunnessit, fëmijën me peshën më të rëndë, 10,77 kilogramësh, e kishte lindur një grua nga Ohajo më 1879.

SHPËRNDAJE