REAGIME TË PARA ZYRTARE PAS VERDIKTIT TE GJYKATES SERBE PËR BIJTË TANË ME DËNIME TË MONTUARAME 101 VJET BURGIM
Fllimisht, priten demonstrtat masovike në Preshevë dhe mbraë Kosovën Lindore për të kundërshtuar politikën antishiptare serbe e cila me vite të tëra po ushtrohet në qytetin e të dënuarve me 101 vjet burg dhe qytetet tjera shqiptare si në Bujanoc dhe Medvegjë…
Preshevë, 22 janar / AIK – Presheva Jonë
Dënimet e fundit drakonike ndaj të rinjve shqiptarë nga gjykata serbe për krime lufte në Beograd, menjëherë kanë shkaktuar shqetësime dhe reagime të ashpra sikur nga liderët e Luginës së Preshevës ashut edhe nga mabrë popullata. Sikur për kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa (PDSH) ashtu edhe për Orhan Rexhepin (LKSH) dhe Jonuz Musliun (LBD) kryetar i kuvendit të Bujanocit të cilët dje ishin prezent me rastin e shpalljes së verdiktit nga gjykata serbe, ata njëzërit kanë kundërshtuar ndaj këtij procesi duk e cilësuar një procestë cekt dhe të montuar me motive politike.
Madje sipas z.Orhan Rexhepi këto dënime nuk i konribuojnë integrimeve serbe në BE aq më tepër stabiliteti të Serbisë për cka edhe ne shqipatrët nga prtesheva, Bujancoi dhe Medvegja do t’i përgjigjemi fuqishëm politikës agresive serbe ashut siq po denon shqiptzarët fuqishë.”
Z. Belgzim Kamberi, kryetar i KMDNJ në Presheve dhe z. Nagip Bektashi kyretari OVL të UCPMB-së duke denuar ashpër verdiktin e gjykatës serbe ndaj nëntë të rinjeve ng Presheva me 101 vjet heqje lirie, agjencise sonë informative “Presheva Jonë” i kanë deklaruar se ” ky proces jo vetëm që është i montuar, por edhe ka prapvijën e vetë të futjes frikë dhe panikë ndër popullatën e Luginës së Preshevës. keto procese të montura nuk i kontribuojnë paqes dhe stabiliteti në rajon…”
Madje për Ragmi Mustafën,krytera i Komunës së Preshevës «me këto dënime drakonike ndaj të rinjve tanë, regjimi serb po pëpiqet që të barazoj krimet dhe gjenocidin e pramilitarve serbë mbi popullatën civile gjatë luftës në Kosovë . Ky gjykim e dimë gjithë se ishte paramenduar dhe përgatitur mirë para se të pasonte procei i mntuar gjyqësor edhe para arrestimit të tyre më 26 dhjetor 2008, ku gjatë arrestimeve të tyre ishte bërë një spekatël para kamerave dhe qindra policcëve dhe forcat tjera të sigurisë… »
Ngjajshëm i ka deklarura AIK « Presheva Jonë » edhe Jonuz Musliu nga LPD dhe dr.Skender Destani (BDL) sipas të cilëve procesi duhet të rishqyrtohet në praninë e ndërkombëtarëve. Për kryetarin e kuvendit të Bujanocit z.Mulsiu « Lëvizja e Progresit Demokratik, një vendim të tillë e cilëson si një vazhdim të politikës sistematike diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët në gjyqet speciale të Beogradit, dënohen vetëm ose janë shqiptarë, pa ndonjë dëshmi, apo provë me të cilët mund të dëshmojnë fajësinë e tyre.” Ndërsa për liderin e BDL-së z.Destani “Serbia me 101 vjet nuk denoi vetem nëntë të rinj, por 101.000 shqiptarë të Luginës”
Gati gjihte perfaqesuesesit e Kosovës Lindore tha për agjencinë tonë se nukmund t eqëdnrojmë kështu duarkryq para kesaj poltike serbe antishiptare dhe se vetëm me deklara nuk mund të përmsosohet siuata e mjerueshme, meqë Serbia nuk është as e deklaratave e as e dialogut, kjo u dëshmu me luftën e fundit në Kosovë. Ne për fillim, përmes një sër protestash fillimisht do të provojmë me mjete paqësore duke protestuar dhe duke kërkuar ndihmë nga përfaqësitë e BE-së në BE dhe mbarë organizmat e komunitetit ndërkombëtar për të ndalur diskriminimin dhe terrorin psikologjik serb ndaj shoqërisë shqiptare në Luginën e Preshevës rreth spektaklit dhe malltretimeve deri te burgosjet arbitrae të të rinjve tanë me burgje deri në 15 vjet., thonë përfaqësuesit e Preshevës. Njëkohësisht dënimet e fundit ndaj 9 të rinjve shqiptarë me 101 vjet burg, ka shkaktuar reagime dhe indinjatë të thellë si ndër familjarët e të dënuarve ashtu edhe ndër popullataën shqiptare në rajon, sipas këtyre organizatave joqeveritare (ONG) pritet tensionim i situatës, duke filluar me protesta kundër politikës se regjimit serbë, që sipas liderëve të luginës, fare nuk dallon nga ajo e Millosheviqit.