Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri i ka deklaruar sot AIK “Presheva Jonë” se “cdo lajm negativ në  në Kosovë na brengos edhe neve ketu në Kosovën Lindore, por lajmet e mira, zhvillimet përparimtare, sikur keto të fundit zgjedhja  e presidentës së re znj. Atifete Jahjaga dhe kapërcimimi i kaosit politik në Kosovë padyshim për ne janë lajme të mira dhe inkurajuese...”

Preshevë, 11 prill / AIK-Presheva Jonë

Zgjedhja e zonjës Atifete Jahjaga, presidene e re e  Republikës së Kosovës, sidomos dalja nga kriza insitucionale është mirëpritur edhe nga shqiptarët e Kosovës Lindore. Gjithë liderët dhe përfaqësuesit politik në Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës përmes agjencisë informative “Presheva Jonë” kanë uruar femrën e parë Atifete Jahjagën në postin e presidentes. Për z.Riza Halimi deputet gjithpopullor “sikur zgjedhja e znj.Jahjaga në kryre të shtetit të Kosovës ashtu edhe dalja nga ngërci politik në insitucionet e Kosovës janë keto lajme të mira edhe për ne në Luginën e Preshevës.”  Ngjajshëm kanë deklaruar për agjencinë e Kosovës Lindore “Presheva Jonë” edhe Galip Beqiri (KKSH), pastaj Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu (LPD) kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, dr.Skender Destani (BDL) si dhe Fehmi Beja, këshilltar (PVD)  i lartë në Medvegjë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri i ka deklaruar sot AIK “Presheva Jonë” se “cdo lajm negativ në  në Kosovë na brengos edhe neve ketu në Kosovën Lindore, por lajmet e mira, zhvillimet përparimtare, sikur keto të fundit zgjedhja  e presidentës së re znj. Atifete Jahjaga dhe kapërcimimi i kaosit politik në Kosovë padyshim për ne janë lajme të mira dhe inkurajuese…”

SHPËRNDAJE