LEZHA BASHKON SHQIPTARET E SKENDERBEUT NGA PRESHEVA DERI NË JANINË

 

Përkujtohet 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës

Besëlidhja e 2 marsit 1444 përkujtohet në 568 vjetorin e saj në qytetin e Lezhës. Janë ideuar një sërë aktivitetesh për një ditë të tillë të shënuar për historinë e kombit tonë, ku marrin pjesë krerë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Dita e Besëlidhjes” ishte ideuar të quhej ceremonia në përkujtim të kësja dite, ku i pari që mori fjalën në këtë aktivitet ishte kreu i bashkisë Lezhë, Viktor Tusha. Në vlerësimin e tij, kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve. “Lezha është qyteti i kuvendeve dhe mikëpritjes, është qendra e besëlidhjeve. Në Lezhë u vendos historia për Shqipërinë”, u shpreh Tusha.

 

Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. “Shqiptarët luftuan për të qenë të bashkuar. Shqipëria ka mbështetur Kosovën e lirë”, deklaroi Haliti. Të pranishëm në ceremoni, ishin, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm, Edmont Haxhinasto, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.

Kryeministri Berisha: Dita më e veçantë e historisë së vendit “Të nderojmë Kuvendin e Lezhës, ditë në të cilin burrat e këtij vendi vendosën për lirinë e tij. Në këtë qytet lindi parimi i bashkimit të shqiptarëve, parimi i shenjtë një komb një qëndrimin. Shqiptarët u bashkuan në lidhjen e Lezhës, kapitullin më të ndritur të historisë kombëtare”. Me këto fjalë iu drejtua pak çaste më parë kryeministri, Sali berisha qytetarëve të shumtë të mbledhur në sheshin qendror të qytetit të Lezhës, në nderim të 568 vjetorit të Beslidhjes së Lezhës.

Në një ditë të tillë mjaft të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar, kreu i qeverisë shqiptare nuk mund të mos evidentonte zhvillimet e që pasuan pas Kuvendit të Lezhës, ku veçoi Lidhjen e Prizrenit, apo shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Është ky parim i shenjtë që bën të mundur që ne sot të bashohemi nga të gjitha trevat shqiptare si njerëz të lirë si qytetarë të lirë, në vendet ku jetojmë. Ne nderojmë sot veprën më madhorë të prijësit tonë legjendar të të gjitha kohrave, Skënderbeut. Figura e tij është burimi i përjetshëm të frymëzimit të tyre të guximit të tyre, burri që qendrori me trimërinë më të madhe me superfuqinë më të madhe, ka frymëzuar përjetë shqiptarët të sakrijfikojnë për çëcshtjen e tyre”, vuri në dukje kryeministri Berisha.
Në vlerësimet rreth figurës së Skënderbeut por dhe të të gjithë atyre burrave që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës, kreu i ekzekutivit i mëshoi me forcë piëkrisht doktrinës me të cilën ato u udhëhoqën.

SHPËRNDAJE