Bruksel/NATO, 15 mars  -Presidenti i Kosovës Hashim  Thaçi, përmes një letre i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në të cilën i jep shpjegime për transformimin e FSK-së në ushtri.

NATO-ja dhe SHBA-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni kundërshtues rreth iniciativës së presidentit Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

“Ne mund të konfirmojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka marr këtë letër…”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të lartë të NATO-s dërguar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Të pyetur nga agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” nëse kjo letër mund të ndryshojë poziciononin kundërshtues të NATO-s? zyrtari i kësaj të fundit kanë thënë se “qëndrimi jone është “mishëruar” në deklaratën e sekretarit Stoltenberg, të dhënë më 8 mars..”

Sipas zyrtarit të NATO-s, qëndrimi i tyre është i qartë dhe NATO nuk lëviz nga pozicionet e deklaratës së fundit të shefit të saj, drejtuar ditë më parë Kosovës.

 

NATO: Kosova, vendi më i sigurt në rajon falë prezencës së trupave të KFOR-it

Zyrtarët e NATO-s, kanë rikonfirmuar vërejtjet e Stoltenberg-ut dërguar krerëve të institucioneve të Kosovës, që të heqin dorë nga kundërshtitë me faktorin ndërkombëtar rreth transformimit të FSK-së në ushtri. (” I have spoken to Hashim Thaci and Isa Mustafa to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force”)

Mediat në Kosovë kanë raportuar, duke cituar fjalët e Thaçit se “Kosova është e rrezikuar, prandaj është i nevojshëm themelimi i ushtrisë”. Lidhur me këtë, zyrtarët e NATO-s mendojnë ndryshe, pasi sipas tyre Kosova është vendi më i sigurt në rajon, falë prezencës së trupave të KFOR-it, citon agjencia e lajmeve “Prsheva Jonë”

“Kreu i NATO-s ka bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm, duke iu bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt me faktorin ndërkombëtarë. NATO do të vazhdojë të jetë në kontakt të ngushtë me homologët e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje ” thuhet në vazhdim në reagimet nga zyrtarët e NATO-s në Bruksel.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe në raportin e tij vjetor të publikuar dje, është treguar shumë i qartë se “NATO-ja garanton paqen në Kosovë dhe Ballkan”.

“KFOR-i mbetet e vetmja forcë ushtarake në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon” ka thënë shefi i NATO-s Stoltenberg në raportin e tij të fundit duke folur për rolin e NATO-s dhe FSK-së në Kosovë.

Ndryshe një zyrtar tjeter nga Brukseli, ekspert ushtarak në BE ka thënë se “para transfomimit të FSK-së në ushtri, Kosova ka edhe shumë punë tjera me rëndësi, për të përmirësuar imazhin e vendit dhe plotësuar kushtet e ndërkombëtarëve, duke i dhënë prioritet luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, papunësisë, eskodit etj., të cilat procese kanë bërë që Kosova të mbetet prapa, e që kanë penguar edhe liberalizmin e vizave dhe integrimet evropiane.”

SHPËRNDAJE