albbch111Gjenevë, 9 qershor  -Te shtuen e ardhshme ne ndeshjen mes Shqiperise dhe Zvicres ne  Lens te Frances, pritet qe shqiptaret ta pushtojne stadiumin francez, te cilet kane këruar mbi 100.000 bileta per ta ndkejur ket ndeshje historike shkruan  agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra,  duke ju referuar nje shkrimi te gazetes zvicerane Le Temps qe ka sjellur sot ne faqen e pare me titull: 100.000 shqiptarë kane kërkuar bileta për Euro  (“100 000 Albanais voulaient des billets pour l’Euro”.

Asnjë stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre, kjo pasi 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në Euro 2016.

Në Lens ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar Bollaert mban 35 mijë tifozë, megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tifozëve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta.

Për çdo ndeshje të sajën Federata kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit ashtu si dhe kundërshtarët e saj. 70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Europës ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve “neutrale” pasi kanë aplikuar si shtetas jo-shqiptarë.

Ndërkohë, në Shqipëri grupimi më i madh i tifozëve është “Tifozët Kuq e Zi” që nuk arriti të marrë biletat e kërkuara nga FSHF për shkak të krijimit të një tjetër grupimi “Tifozët Kombëtares”. Këtë e konfirmuan Shkelqim Destani dhe Shpëtim Brahaj, përfaqësuesit në Zvicër të “Tifozat Kuq e Zi”.

Kjo për arsye se marrëdhëniet mes “Tifozat Kuq e Zi” dhe presidentit të FSHF-së nuk duken në formë të mirë dhe këtë e konfirmuan edhe përfaqësuesit zviceranë. “Sjellja e Federatës na ka detyruar që një pjesë të madhe të biletave t’i gjejmë në tregun e zi. FSHF nuk dha asnjë shpjegim për këtë. Biletat tona i gjetëm në tregun e zi”, tha Shpëtim Brahajet, ka shkruar Le Temps

 

SHPËRNDAJE