Akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, shkruan Le Figaro (“Le Président du Kosovo Hashim Thaçi risque d’être inculpé”)  transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

 

Sipas Dick Marty, shkruan ne v azhdim gazeta “Le Figaro”, beson se Thaçi udhëhoqi trafikimin e organeve të 500 të burgosurve shqiptare. Sipas dëshmive të mbledhura nga misioni i Dick Marty, të burgosurit ishin dërguar në vendin fqinj Shqipëri për tu ekzekutuar. (“ Selon les témoignages recueillis par la mission Dick Marty, les captifs étaient conduits en Albanie voisine, exécutés, et leurs organes étaient vendus à des cliniques étrangères. Le rapport évoquait également des exécutions sommaires et des enlèvements touchant les opposants politiques d’Hashim Thaçi.”)

“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘gjarpri”, shkruan gazeta prestigjioze “Le Figaro”, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

 

“Presidenti Hashim Thaçi, i cili e merr detyrën në prill, është përfshirë në raportin e Këshillit të Europës më 2010, të krijuar nga parlamentari zviceran Dick Marty. Ai beson se Thaçi udhëhoqi trafikimin e organeve të 500 të burgosurve serbë dhe romë nga shqiptarët. Sipas dëshmive të mbledhura nga misioni i Dick Marty, të burgosurit ishin dërguar në vendin fqinj Shqipëri për tu ekzekutuar, dhe organet e tyre u ishin shitur klinikave të huaja, shkruan Le Figaro, duke thënë se raporti specifikon edhe ekzekutime dhe rrëmbime ku përfshihen oponentë të Thaçit.

Presidenti Thaçi i ka thënë agjencisë France-Presse, se ‘nuk ka asgjë për të fshehur’.

Le Figaro shkruan se gjithçka mund të komplikohet, pasi shumë dëshmitarë mund të jenë, ish anëtarë të UÇK’së.

Si pjesë e kësaj procedure si dëshmitar mund të thirret Bernard Kouchner. Si përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së në Kosovë prej 1999 deri më 2000, Kouchner rregullisht ishte akuzuar se kishte mbyllur sytë në krimet e kryera nga UÇK, shkruan Le Figaro.

‘Nuk mund të them se Kouchner e dinte për trafikimin e organeve, por është e pamundur që ai të mos kishte informacione për organizatat kriminale në Kosovë”, citohet të ketë thënë si komandanti i policisë së UNMIK’u,t Stu Kellock.

Bernard Kouchner vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Më 2010 ai e kishte quajtur të çmendur një gazetar serb që e kishte pyetur për një çështje të tillë.

SHPËRNDAJE