LDK – Dega në Zvicër uron besimtarët shqiptarë të fesë islame Festën e Fiter Bajramit

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër me rastin e festës së Fiter Bajramit u shpreh urimet më të përzemërta me dëshirë që Paqja, dashuria, lumturia, shëndeti, begatia dhe harmonia të mbretëroj në familjët Tuaja. Festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët, familjen dhe të gjithë shqiptarët ku do që ndodhen.

Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët shqiptar të besimit Islam meritojnë të festojnë dhe gëzohen, ngase kanë përmbushur një obligim madhor, në fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në zotin.

Urojmë qe kjo festë fetare të na shërbejë në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë.

Me nderime

Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

SHPËRNDAJE