Para se të largohet Arton Musliu, nga Vetëvendosje ka ikur edhe Rron Gjinovci, njëri prej aktivistëve që ka marrë pjesë në shumë aksione për të kundërshtuar Qeverinë.

Por, të dielën është konfirmuar se nga Lëvizja e Albin Kurtit kanë dhënë dorëheqje edhe dy zyrtarë të strukturave partiake në diasporë.

Nga Vetëvendosje janë larguar Driton Neziri, Nënkryetar i Pikës në Gjermani, Arben Maloku, Sekretari Organizativ në këtë shtet.

Vetëvendosje e ka arsyetuar këto largime me ndërrim të strukturave partiake.

“Ndërkaq sa i përket Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, kryetari Bashkim Osmanaj është edhe më tutje kryetar, porse ndodhet në pushim mjekësor. Nënkryetari dhe sekretari organizativ kanë dhënë dorëheqje. Në përgjithësi, nëpër 28 qendrat dhe 434 pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nëpër organet e ndryshme të këtyre, shpesh ka ndërrim strukturash”, ka treguar Dardan Molliqaj./ Express

SHPËRNDAJE